Në Shqipëri po kërkohet një person, por madje dhe jashtë kufinjve të vendit. Itinerari i personazhit misterioz është shpjeguar nga Klodiana Lala.
Policia e Shtetit e kontrollon në çdo skutë, por nuk po e gjen.
Megjithatë emrin nuk ia përmend, por shton se e gjitha është në kuadër të aksionit të Policisë së Shtetit, i koduari si “Plumbi i Artë”.
“Prishtine-Vjene. Vjene-Poloni. Poloni-Vjene. Ky është itinerari i një të shumëkërkuari në kuadër të operacionit Plumbi i Arte. Ne Vjene iu humbi gjurmët. Policia tani e kërkon në Shkodër…prapë prej aty iu la shëndene!,”-shkruan gazetarja në Facebook. Duke iu referuar kështu aksionit që nisi të premtën Policia e Shtetit dhe RENEA për kapjen e një personi duke ushtruar kontrolle në çdo cep, por nuk gjeti gjë. Po ashtu, nuk dolën në asnjë njoftim zyrtar për të dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar.
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e deri më tani asnjë nuk është kapur.
Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.
Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.