Përditësohen të dhënat nga pandemia në Shqipëri.
Mësohet se në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë humbje jete.
Ndërsa në total, kanë rezultuar 41 qytetarë të infektuar, nga 407 testime të kryera në total.
Në njoftimin e saj, Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 407 testime, 41 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë, në këto bashki:
18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz.
Janë 341 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 407
Testime totale 1,835,130
Raste pozitive 276,731
Raste të shëruara 272,893
Raste Aktive 341
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 233
Fier 52
Vlorë 23
Durrës 8
Korçë 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 2
Lezhë 1