Një sherr ka ndodhur sot te kisha e Laçit.
Pas një konflikti të çastit është plagosur me thikë 52 vjeçari Arben Margjini i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim të specializuar.
52 vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Konflikti me thika dyshohet se ka nisur për vend shitjeje ndërmjet disa personave dhe të plagosurit.
Pretendohet se ata do krijonin vende për shitje për ditën e nesërme që fillon dhe pelegrinazhi.
Policia po heton ngjarjen.