Trupi i një personi të pajetë është gjetur pasditen e sotme nga 2 barinj në Kolonjë.
Policia bën me dije se rreth orës 14:00 është njoftuar se mbi fshatin Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4 dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.
Dyshohet se është emigrant, por për shkak se është dekompozuar komplet është i vështirë identifikimi.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.