• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Çdo projekt që favorizon Serbinë e madhe, destabilizon Ballkanin”- Berisha: Regjimi monist duhet përmbysur me…

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Ngrihuni në mbrojtje të idealeve” Sali Berisha zbardh planin dhe i drejtohet shqiptarëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha u dha porosi të qarta krerëve të degëve për të shumëfishuar aksionin e tyre për të bindur qytetarët, sidomos për Ballkanin e Hapur si një nismë me influencë ruse.

“Çdo projekt që favorizon Serbinë e madhe është projekt që destabilizon Ballkanin. Ne duhet të qartësojmë çdo shqiptar me guxim për këtë”, tha Berisha, teksa kërkoi prej tyre “të shumëfishojnë aktivitetin tonë në rrjetet sociale, në media dhe kudo”.





“Regjimi monist duhet me çdo kusht përmbysur me mjete demokratike”, iu drejtua Berisha në mbyllje të fjalës së tij.

Sali Berisha: Në rrafshin politik Ballkani i Hapur është kundërvënie flagrante e procesit të Berlinit. Nuk është e paqëllimtë, është projekt rus, është thënë me dhjetra herë, por këtë e firmosi Sergei Lavrov.

Hegjemoni serbe do të thotë influencë ruse, nuk ka diskutim. Për këtë po punon Edi Rama. Pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Asnjeri nuk e përgënjeshtron dot Lavrovin.

Po pse këta kërkojnë influencat ruse, Vucic dhe Rama? I kërkojnë se vetëm në këtë mënyrë ata janë duar lirë të bëjnë ç’të duan në vendet e tyre. Rusi ka qëllime të tjera por në Evropë e botë nuk gjen dy kryeminister e president të lidhur me krimin si këta të dy.

Këta janë sot zyrtarët më të lidhur me krimin në Evropë e botë, u duhet se e dinë që BE nuk i kapërdin dot, nuk i pranon dot me këto lidhje të tmerrshme krimi që kanë.

‘Ti kundërvihemi procesit të Berlinit që ka rreth 30 miliardë euro investime në Ballkan por që asnjë qindarkë s’mund të vidhet e të bëhet me tendera alla Edi Rama me negociata të mbyllura.

PD është në mision të madh, jo vetëm në mbrojtje të interesit kombëtar por interesit të cdo prodhuesi shqiptar në fshat e qytet.

Çdo projekt që favorizon Serbinë e madhe është projekt që destabilizon Ballkanin.

Ne duhet të qartësojmë çdo shqiptar me guxim për këtë, nuk mund të pranojmë që interesat tona kombëtare të shkelmohen nga kushdoqoftë.

Do thoni ju si do ja bëjmë tani? Më të fuqishëm se njerëzit e lirë që vendosin të luftojnë për fatin e tyre nuk ka asgjë e asnjeri, ndaj të bindim shqiptarët të marrim fatin në duart tona.

Do përpiqen ta mbajnë prap Ramën kryeministër do dështojnë nëse ne ngrihemi në lartësinë e misionit tonë, ndaj unë ju bëj thirrje ju të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë sonë, të mbështetësve tanë, koha është të bëjmë ditën natë, më falni natën ditë, të bëjmë gjithcka për të shumëfishuar aktivitetin tonë, se kemi trashëgiminë pozitive.

Të angazhohemi të gjithë në organizatorë, të gjithë duhet të shndërrohemi në propagandistë të të vërtetave tona, të shumëfishojmë aktivitetin tonë në rrjetet sociale, në media dhe kudo.

Të shndërrohemi të gjithë në aktivistë që do afrojmë cdo ditë e më shumë njerëz rreth vetes sonë që me përkushtim do krijojmë frontin e përbashkët opozitar.

Regjimi monist duhet me çdo kusht përmbysur me mjete demokratike. Kam besim se do qëndrojmë në lartësinë e detyrës sonë.

Pas

LAJM I FUNDIT/ Vladimir Putin uron Bajram Begajn për postin e presidentit

Para

Tiranë/ Disa të arrestuar për sherr me gurë, ngacmim se ksual dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Para
Mashtronin qytetarët me kredi të rreme, në pranga 3 persona

Tiranë/ Disa të arrestuar për sherr me gurë, ngacmim se ksual dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Të Gjitha

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

nga Fast News
17:10 | 08/07/2025
0

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
17:05 | 08/07/2025
0

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

nga Fast News
16:57 | 08/07/2025
0

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Recent News

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

17:10 | 08/07/2025
Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

17:05 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar