Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kosovë.
Bëhet me dije nga autoritetet e policisë se një grua është gjetur e vdekur në një banesë në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar Policia, përmes raportit 24 orësh. Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rr. Adem Jashari, Pejë 10.06.2022-14:39. Në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.