• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

SHBA reagon pas paralajmërimit të presidentit turk Erdogan ndaj Greqisë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
SHBA reagon pas paralajmërimit të presidentit turk Erdogan ndaj Greqisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të premten për shmangien e retorikës tensionuese, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Greqinë të çmilitarizojë ishujt në detin Egje, duke shtuar se “nuk po bënte shaka” me paralajmërimin.

“Ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status joushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare . Nuk po bëj shaka, po flas seriozisht. Ky vend (Turqia) është i vendosur”, tha zoti Erdogan.





Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet.

“Ne vazhdojmë të inkurajojmë aleatët tanë të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike”, tha zëdhënësi.

“U bëjmë thirrje aleatëve tanë të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet. Për Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Turqia janë të dyja partnere të forta dhe aleate kryesore të NATO-s”, vazhdon reagimi i Departamentit të Shtetit..

Greqia dhe Turqia kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje për çështje si kufijtë detarë dhe pretendimet në Detin Mesdhe, si dhe hapësirën ajrore, emigrantët dhe Qipron e ndarë etnikisht.

Tensionet janë ndezur sërish kohët e fundit mbi ishujt e Egjeut, të cilët Ankaraja thotë se nuk mund të armatosen sipas traktateve ndërkombëtare.

Në fjalën që mbajti ndërsa ndiqte stërvitjet ushtarake turke pranë rajonit bregdetar të Izmirit në Egje, zoti Erdogan i bëri thirrje Athinës që “të shmangë ëndrrat, veprimet dhe deklaratat që do të sillnin si pasojë pendimin” dhe përmendi luftën për pavarësinë e Turqisë në fillim të viteve 1920, kur turqit mundën fuqitë okupuese, përfshirë Greqinë.

“Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Egje dhe nuk do të tërhiqet nga përdorimi i të drejtave të përcaktuara nga marrëveshjet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për armatosjen e ishujve,” tha zoti Erdogan.

Javën e kaluar Erdogan njoftoi se Turqia po ndalte të gjitha bisedimet dypalëshe me Greqinë për një mosmarrëveshje me kryeministrin grek dhe atë që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore.

Të dy kishin rifilluar bisedimet dypalëshe në vitin 2021 për përmirësimin e lidhjeve pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, por kanë bërë pak përparim.

Ankara thotë se ishujt e Egjeut iu dhanë Greqisë sipas traktateve të 1923 dhe 1947 me kusht që ajo të mos ketë armë atje.

Greqia ka thënë se komentet e Turqisë për armatosjen e ishujve janë “të pabaza” dhe ka akuzuar Ankaranë se ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e saj mbi ta.

Të enjten, Ministria e Jashtme e Greqisë lëshoi 16 harta të cilat tha se “përshkruajnë, në një mënyrë të qartë, veprimet dhe pretendimet e paligjshme, të njëanshme të Turqisë.”

Të dy vendet u kanë dërguar letra Kombeve të Bashkuara duke parashtruar pozicionet e tyre rivale në hapësirën ajrore dhe ishujt.voa

Pas

Shqipëria zhgënjen përsëri në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur, Izraeli na mund me përmbysje

Para

Sara Hoxha rrëfen se cili ishte sekreti i suksesit të Big Brother VIP: Disa banorë ishin më…

Para
Sara Hoxha rrëfen se cili ishte sekreti i suksesit të Big Brother VIP: Disa banorë ishin më…

Sara Hoxha rrëfen se cili ishte sekreti i suksesit të Big Brother VIP: Disa banorë ishin më…

Të Gjitha

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

nga Fast News
10:55 | 13/07/2025
0

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

nga Fast News
10:24 | 13/07/2025
0

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

nga Fast News
10:22 | 13/07/2025
0

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

nga Fast News
10:05 | 13/07/2025
0

Recent News

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

10:55 | 13/07/2025
Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

10:24 | 13/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar