Pasditen e sotme Forcat Speciale kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vizite të papritur.
Por siç shihet nga pamjet e mëposhtme të paktën 9 furgonë të RENEAS janë parë në unazën perëndimore të qytetit.
Blutë e Shkodrës nuk kanë dhënë ndonjë njoftim zyrtar për prezencën e lartë të trupave të forcave speciale në qytetin kryeqendër të veriut. Nëse bëhet fjalë kapjen e personave të kërkuar apo e gjitha është një aksion i befasishëm rutinë.