• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shkatërrohet” banda italo-shqiptare/ Sekuestrohen mbi 500 mijë euro, SPAK jep detaje: Ja si bashkëpunonin mjekët me rrjetin kriminal

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Shkatërrohet” banda italo-shqiptare/ Sekuestrohen mbi 500 mijë euro, SPAK jep detaje: Ja si bashkëpunonin mjekët me rrjetin kriminal
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Itali dhe Shqipëri të mbështetur nga Eurojust, kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike.

Në një ditë aksion, u arrestuan nëntë të dyshuar.





Gjithashtu u sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Mësohet se grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të  paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin.Eurojust mbështeti autoritetet në Itali dhe Shqipëri me ngritjen dhe financimin e një skuadre  të përbashkët hetimore (SPH) në mars 2022. U organizuan gjithashtu dy takime koordinuese  nga Eurojust për të lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe për të ofruar mbështetje për koordiminimin e  hetimit.

Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

Sot më datën 10 Qershor 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë kryer 11 (njëmbëdhjetë) kontrolle në ambjetet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

Autoritetet e mëposhtme  që morën pjesë në këtë hetim:

Itali: Drejtoria e Qarkut Antimafia e Milanos

Shqipëri: Struktura e Posaçme Shqiptare Kundër Korrupsionit (SPAK)

Pas

“Sokol Olldashi është v rarë nga…” Nëntë vite pas ngjarjes, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë

Para

Çfarë po ndodh? Furgonët e RENEAS “blindojnë” rrugët e Shkodrës

Para
Çfarë po ndodh? Furgonët e RENEAS “blindojnë” rrugët e Shkodrës

Çfarë po ndodh? Furgonët e RENEAS “blindojnë” rrugët e Shkodrës

Të Gjitha

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

nga Fast News
10:51 | 27/07/2025
0

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

nga Fast News
10:40 | 27/07/2025
0

Pesë këshilla para se të shkoni me pushime

Pesë këshilla para se të shkoni me pushime

nga Fast News
10:28 | 27/07/2025
0

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Recent News

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

Indeksi Botëror i Lumturisë, kryesojnë vendet nordike. Ja ku renditet Shqipëria

10:51 | 27/07/2025
Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

Tatimet bëjnë bilancin: Ja sa produkte bujqësore e blegtorale kanë sekuestruar në 12 ditë

10:40 | 27/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar