Konfindustria i ka dërguar një kërkesë urgjente qeverisë pas rritjes së çmimit të naftës.
Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë në rajon për karburantet, e për këtë arsye Konfindustria kërkon që të “shkrihet” Bordi i Transparencës dhe të krijohet “Entit Rregullator i Karburanteve” si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë.
Po ashtu, Konfindustria kërkon që qeveria fillimisht të ndërhyjë në uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtete fqinje të Shqipërisë.
Njoftim për shtyp:
“Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar. Cmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.
Cmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci cmimi i naftës është 1,7 euro/litër. Cmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj.
Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Përvec me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave krahësuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta.
Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri cbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje.
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm”