Të paktën tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në granatimet e artilerisë ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, sipas guvernatorit Olekh Shinehubov.
Qyteti i Kharkiv dhe disa fshatra aty pranë u bombarduan nga rusët, ndërsa sipas zyrtarit ukrainas, “armiku nuk mund të thyejë rezistencën e mbrojtësve tanë” dhe për këtë “forcat pushtuese janë të angazhuara në akte terroriste, duke hedhur bomba kundër njerëzve të paarmatosur”.
Në fshatin Bastanka, në rrethin jugor të Mykolaiv, dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse, tha zyra e prokurorit vendas.
Sakaq, në qytetin Mykolaif, kryeqyteti i rajonit homonim, janë dëgjuar shpërthime, raportojnë mediat ukrainase.