Në vitin 1996, një djalë 3 vjeç u rrëzua në strehën e gorillave në kopshtin zoologjik “Brookfield” nëÇikago. Në momentin e rënies, djali goditi kokën dhe humbi ndjenjat. Në atë moment u përhap një panik i madh ndërmjet vizitorëve të kopshtit zoologjik. Ata filluan të bërtisnin, sidomos kur panë që një gorillëpo i afrohej me nxitim, duke menduar se ajo do e dëmtonte fëmijën pa ndjenja.
Mirëpo, ndryshe nga sa imagjinuan, gorilla femër rreth 8 vjeçe, iu afrua fëmijës dhe si një nënë mbrojtëse ndaj të vegjëlve të saj, ajo e mbajti në prehër dhe dëboi tërë inat gorilla e tjera të pranishme në strehë. Më pas, e çoi fëmijën drejt derës, ku mund të hynin për ta ndihmuar.
Atje, ajo ndaloi dhe filloi ta tundte djalin e vogël, derisa dëgjoi zhurmën e personelit mjekësor, i cili hapi derën për t’u kujdesur për fëmijën. Në foto mund të dallohet edhe se si gorilla mundohet të pastrojë kokën e djalit nga gjaku i plagës, duke e zhytur atë në ujin e strehës. Në momentin që personeli mjekësor u afrua, ajo e la fëmijën të shtrirë në dysheme dhe u largua, në mënyrë që ai të merrte ndihmën e duhur.
Ne i quajmë kafshë, duke harruar se ato janë më njerëzore se shumë njerëz të tjerë. Një foto dhe njëngjarje e tillë flasin shumë, dhe na japin një mësim tepër të vlefshëm jo vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit. Ka plot persona që kalojnë në rrugë, duke bërë sikur nuk kanë parë një sërë ngjarjesh që bien nësy: persona të shtrirë në rrugë, persona që sëmuren papritur, persona që ndihen keq etj. Kemi parë plot raste të tilla, ku të tjerët kanë kaluar pranë dhe kanë bërë sikur nuk e kanë vënë re çfarë ka ndodhur. Ne e kemi humbur humanizmin dhe kjo gjë është për të ardhur keq. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të shpresojmë në një të ardhme më të mirë, si dhe të nisim ndryshimin nga vetja për ta arritur atë./ bota.al