Reperi i njohur Noizy ka dhunuar Cllevio Serbianon, ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) i cili njihet rëndom për “disset” e tij ndaj reperëve që janë bërë virale në rrjet.
Një ditë më parë, Cllevio Serbiano i shkoi në lokal Noizyt. Reperi doli jashtë dhe nisi t’i gjuajë me grushta Cllevios ndërsa ai u mundua të largohej duke vrapuar.
Shokët e reperit Noizyt i kanë shkuar menjëherë në ndihmë atij mirëpo nuk dihet se si është mbyllur ky sherr. Nuk dihet ende nëse policia do të reagojë lidhur me dhunën që u ushtrua ndaj Serbianos e nëse do të merren masa ndaj Noizy-t.
Sherri mes tyre ka nisur pasi para disa ditësh Serbiano publikoi në TikTok një video kur shante me fjalë të rënda reperin Noizyn.