Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht 20-vjeçarin, shtetasin Eldjon Qosja.
Sipas uniformave blu gjatë kontrollit në automjetin e të riut u gjetën si dhe sekuestruan 2 radio si ato të policisë. Qosja është banues në lagjen “28 Nëntori” të këtij qytetin, ndërsa është proceduar për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
“-E. Q., 20 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio si ato të Policisë;” njofton policia.