Pas propozimit të Bajram Begajt nga Partia Socialiste për postin e Presidentit të ri, ka ardhur reagimi i parë nga opozita.
Me anë të një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo thotë se Begaj ka përgjegjësi morale, civile, si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Sipas Pollos, ai nuk mund të jetë President i Republikës dhe as kryekomandant i Forcave të Armatosura.
Postimi i Genc Pollos:
Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura! Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!
Kryeministri Edi Rama njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se mazhoranca propozoi emrin e Bajram Begës për të marrë postin e Presidentit të ri.
Menjëherë pas njoftimit të kreut të qeverisë, ka reaguar dhe Bajram Begaj i cili ka pranuar propozimin e Ramës.