• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Fëmijët rrinë me sytë nga patatinat, çdo të dalë?!” Ironizon Gjekmarkaj: Të gjithë po presim Babon e Kombit të vijë me balonë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Fëmijët rrinë me sytë nga patatinat, çdo të dalë?!” Ironizon Gjekmarkaj: Të gjithë po presim Babon e Kombit të vijë me balonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste sapo ka nisur.

Aty do të dalë edhe emri i kandidatit për presidentin e ri.





Agron Gjekmarkaj ka reaguar me anë të një postimi ku ka ironizuar procesin e zgjedhjes së Kreut të Shtetit.

REAGIMI I PLOTE

Të gjithë po presim Babon e Kombit të vijë me balonë! Gjithë shoqëria ndihet si në lotari. Fëmijët rrinë me sytë nga patatinat, çdo të dalë?! Në ankth të madh hierarket e mazhorances! Ata vertisin gjuhen lart e poshtë për të thënë ndonjë llaf per Presidentin po s’dinë të uruarit. Mëk , gëk , dërr dërr !

Bëjnë sikur Babo i pyet për gjithçka po aha hiç ai. Dukja e tyre pak qesharakë e në veshtersi e argeton Babon. Të gjitha misteret e atdheut ka marrë me vete. Na ka lënë si jetim. Mileti ketu blen kostume presidenciale, panelet e darkes marrin neper gojë dynjanë për të kuptuar çfarë ka Babo në mend ?!

Avioni ulët ! Babo Babo  therret me gezim Bora teksa Kryeministri zbret çehrerënde. Të me ketë sjellë çokollatë mendon me vete pa guxuar të ngrejë zerin që Edona të mos e degjojë?!

Tao nderdyzet ta pyes të mos e pyes?!

Po tregon ai …? Gjallë në botë ! Po pse di gjë kryesia? Gjë prej gjëje nuk di. Grupi parlamentar çapitet e renkon në detin e hipotezave po cnuk. Bursa e thashethemeve rritet dhe sipas saj venger shohin njëri-jatrin. Babo gezon , Babo shton ankthin. Po e presin të gjithë që t’ ju thotë neser në ora 18 në rresht sus, asnjë të mos mungojë!

Ejani e votoni atë që po ju them unë. Sapo emri mbi tavolinë si zar të bjerë një e madhe garë do fillojë! Uaaaa, yyyy, eeee i madh eee si i ka shkuar mendja?

Është Edi Rama ai jo llafe, ka shije. E shndriti Republikën, gjerdan i vu në qafë.

Tao  mund të thotë “sipas kësulës ja gjet Fesin” ! Damo , “termet tërmet emocional”. Ministrushi Ulsi “shyqyr që nuk na e la në dore po e shndriti vetë si gjithmonë”! Tigrushi ” je gjigant , të gjithë i le me gisht në gojë” ! Elisa ” E gjete Vrana Kontin të të mbrojë kështjellen”! Mimi “eh kjo botë u shthur prapësi o dreq”! Tezja vetëm qan me ngashërim, një i tillë gëzim veç me lot shugurohet.

Ish Kryeministri Majko ” President antistres paska gjetur qerratai, kushedi sa do i kundërshtojë?!

Braçe ” e mi, motrani e shoqeni  hajde mos u gëzoni po deshet”!

Xhafa hesht, nuk merret vesh  në mërzitet apo gëzohet shumë. Niko mendon unë  komandant e komisar Edin kam të parë, si ministër mbrojtës si do ja bëj tani ti them këtij “Komandant i Përgjithshëm”, do më thahet gjuha”!

Ditmiri që ka ënde edhe një cope malore , tund kokën me sytë përdhe ” na gëzoi shumë, kështu pritej” ! Çuçi vetëm duartroket , kjo është kohë për gjeste dhe jo për fjalë!

Krifca sa mirë “Presidenti do të jetë i pari që do lërë autograf në librin e blegtorëve dhe ai do i presë shiritin Akademisë së barinjve, sa mirë, sa mirë do gëzohen delet e dhitë”

Në këtë dalldi Babo nge sytë por ç’të shohë ! Shalsi ka rruar mjekrrën. Fytyra tepsi! Po ti ? Rashë në hall shef të gjithë thonin “se rruan Shalsi për Ramën” ndaj jo e rrova po e zhgula. Jo vetëm qimet po edhe lekurën lashë për ty.

Klosi su ndie thjesht tundi kokën por nuk u kuptua në qe miratim apo habi për ta ndarë më Fahron tinëz me pas.

Lindita në fund  pshërëtiu ” qoftë levdue Jezu Krishti” vetëm Papës të hënen do ja rrëfejë gezimin.

Klotilda buzëqesh me idilizem e mirësi  per fundin e kësaj sage dhe mendon per një bakllava. Ikonomi për ca petulla me mjaltë qe zeheri t’ju marrë të keqen.

Margeriti “duhej një President , ja e gjeti” ! Kushi ” për marshallah na e solli” ! Belinda ” më i miri i të gjitha kohrave” !

Etilda  mëndueshem puliti qerpiket  sikur një ëndërr la në mes e tha ” uaa pse su bë vetë edhe Kryeministër edhe President?!

Kryesia arriti në konkluzionin

Vetëm ai mund ta gjente një figurë të tillë! Një  hare kësodore askush tjetër nuk na e sjell dot. Duart pllaquriten plot spazëm. Ministrushëve mjekrra u pikon djersë nga mornicat e lumturisë. Ministreshave krenaria ju ndrin nurin. Sa personalitet i pavarur do të jetë ai që del në moment të fundit nga  brenda një koke e thënë vetem nga një gojë.?! Ditë të mira po vinë për demokracinë, per kushtetuten, për kohezionin politik në vend.

Amanetqari i Babos do ti prezantohet Shtetit  dhe Botes në pak orë. Lum Shqiperia ajo nuk di asgjë , sa me fat ka kush mendon për të. Babo Xhepeto po laton Pinokun e tij i cili do të nisë udhetimin e në vendin e lodrave.

Pas

Këshilli Kombëtar i PD mban një minutë heshtje për ish-presidentin Bujar Nishani, e nderojnë me titullin “Kryetar Nderi”

Para

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka patur nga pandemia në Shqipëri

Para
Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka patur nga pandemia në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka patur nga pandemia në Shqipëri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar