• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Mos shoqja jote e ngushtë është një narciste?!

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Mos shoqja jote e ngushtë është një narciste?!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është e zakonshme të bëheni “miq të shpejtë” me narcistët, sepse ata janë shpesh të angazhuar që herët në marrëdhënie, tregohen mbështetës dhe sharmant. Në këtë fazë, madje mund të shkojnë përtej asaj që pritet nga një mik i ri. Megjithatë, nëse jeni miq me një narcist, mund të zbuloni se me kalimin e kohës ata bëhen jombështetës, territorialë, të padrejtë, shpërfillës, të paarsyeshëm dhe madje agresivë.

Disa shenja të një miku narcist janë:





1. Ata kërkojnë lëvdata dhe admirim, vazhdimisht

Për shkak se ata nuk dinë si të gjejnë një lloj vetëvlerësimi të brendshëm, miqtë narcistë do presin dhe do kërkojnë vazhdimisht lëvdata nga ju, për të ushqyer vetëvlerësimin e tyre. Ata mund të shprehin pasiguri sipërfaqësore me shpresën se ju do t’i komplimentoni për të kundërtën, mund t’ju kërkojnë t’i komentoni në Instagram etj.

2. Vendosin vetëm nevojat e tyre në radhë të parë

Për shkak se narcisistët e shohin veten si më të mirë se të tjerët, ata priren të jenë të preokupuar me kënaqësinë e tyre dhe nuk kanë ndjeshmëri për nevojat e miqve. Për shembull, nëse e keni lënë për të dalë diku dhe ata vijnë me vonesë, gjëja e fundit që u shkon në mendje është të kërkojnë falje. Një mik narcist do injorojë çdo kërkesë/preferencë tuajën dhe mund t’ju akuzojë si “egoiste” apo “kontrolluese”, për gjënë më të vogël.

3. Bisedat qëndrojnë në nivel sipërfaqësor

Narcistët fillimisht mund të perceptohen nga miqtë si introvertë ose privatë dhe të fshehtë kur, në realitet, ata i mbajnë bisedat sipërfaqësore në përpjekje për të shmangur intimitetin. Miqtë narcistë shpesh ndajnë informacione për veten e tyre me të tjerët vetëm kur janë vetë-promovuese ose kur i ndihmojnë ata në përfitime personale.

Përveçse nuk ndajnë asgjë personale, miqtë narcisistë mund të mos bëjnë asnjë pyetje për ju. Kjo sepse, ndër të tjera, narcistët priren të kenë pak interes të vërtetë për të tjerët.

Një tjetër arsye lidhet me ndjeshmërinë e bisedës. Për shembull, një narcist nuk ka gjasa t’ju pyesë “Si po ndiheni pas vdekjes së babait tuaj?” – sepse kjo mund të çojë në një bisedë më të cënueshme në të cilën pritet që edhe ata të flasin për përvojën e tyre me humbjen.

4. Ata nuk janë aty për ju kur keni vërtet nevojë për ta…

Narcistët nuk shqetësohen për nevojat e të tjerëve dhe për të kuptuar ndjenjat e tyre, përveç rasteve kur kjo gjë perceptohet si e rëndësishme ose e dobishme për ta personalisht. Në një miqësi, kjo mund të duket si shmangie e bisedave emocionale.

5. …Me përjashtim të rasteve kur është në interesin e tyre

Pavarësisht se shpesh nuk janë pranë jush kur keni nevojë për ta, miqtë narcistë mund të bëjnë kaq shumëëë për ju, veçanërisht në fillim. Shpesh një njeri i tillë do bëjë diçka shumë të madhe për ju, për ta përdorur si një “borxh” ndaj tyre – herën tjetër kur atij do t’i nevojitet një nder nga ty.

Veçori të tjera që duhet të keni parasysh:

#6 – Nëse nuk i përmbushni pritshmëritë e tyre, miqtë narcistë mund të hakmerren me agresivitet apo kërcënime për të gjetur miq “më të mirë”.

#7 – Shpërfillin pikat e forta dhe sukseset tuaja. Kur flisni për veten, ata ndryshojnë bisedën dhe ju “vjedhin” vëmendjen.

#8 – Kanë pritshmëri të paarsyeshme.

#9 – Rrallë duken të penduar për diçka.

#10 – E kanë të vështirë t’u kërkojnë falje miqve dhe po aq të vështirë, të falin.

#11 – Ju përdorin dhe ju shfrytëzojnë për përfitimet e tyre. Kanë një mënyrë për t’ju fajësuar derisa të marrin atë që duan prej jush.

#12 – Janë xhelozë për marrëdhëniet që keni me njerëz të tjerë.

#13 – Shpesh bëhen armiqësore dhe agresivë me ju – me justifikimin se “kështu dinë të debatojnë”.

#14 – Pasi keni kaluar shumë kohë me ta, mund të ndiheni të lodhur, të frustruar dhe pa energji. Ndoshta sepse keni kaluar shumë kohë duke dëgjuar se si gjithë bota vërtitet rreth tyre.

#15 – I japin fund miqësisë në momentin që s’kanë më asnjë lloj interesi apo përfitimi prej saj.

#16 – Janë në kërkim të miqve “më të mirë”.Anabel

Pas

Tetë frutat më të shijshme e më të shëndetshme në botë

Para

Shenjat që shfaq një lidhje e shoqëruar me ankth

Para
Shenjat që shfaq një lidhje e shoqëruar me ankth

Shenjat që shfaq një lidhje e shoqëruar me ankth

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar