• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

Bimët mjekësore që largojnë ankthin dhe stresin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Bimët mjekësore që largojnë ankthin dhe stresin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur ato jo vetëm për të qetësuar sistemin nervor por edhe për ta mbrojtur organizmin nga stresi dhe ankthi.

Më poshtë do të lexoni nga AgroWeb.org, për bimët mjekësore shëruese që luftojnë ankthin apo stresin dhe i kthejnë organizmit qetësinë e humbur.

Bimët e mëposhtme mund të pihen si çaj ose të përdoren në terapi të ndryshme aromash.

Bimët mjekësore që shërojnë ankthin dhe stresin
Kamomili:
Kamomili është një nga bimët më të lashta mjekësore që njeriu ka përdorur.

Kjo bimë është efikase kundër inflamacionit, kontraktimeve muskulare, reumatizmës, çrregullimeve të ciklit, pagjumësisë, ulçerës, çrregullimeve të sistemit tretës.

Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin. Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit.

Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.

Kamomili është çaji më popullor në botë me një milionë filxhanë të pirë në ditë.

Lavanda:
Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit.

Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”

Këtë emër, bima e ka marrë sepse ka qenë dhe mbetet një nga bimët medicinale më të përdorura në sapunë dhe shampoo.

Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e pasionit apo lule sahati:
Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.

Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia.

Bari i bletës:
Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes. Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë. Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës.

Studimet që janë kryer tek njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zbuluar se çajrat ose suplementët e barit të bletës përmirësojnë humorin, ulin ankthin dhe rrisin ndjesinë e qetësisë dhe relaksit.

Valeriana:
Valeriana është përdorur prej mijëra vitesh kundër pagjumësisë dhe ankthit.

Shkencëtarët besojnë se valeriana rrit nivelet e acidit gamma aminobutyrik në tru dhe e mban atë të qetë./AgroWeb

Pas

“E mban gjithnjë me vete” Artan Hoxha publikon videon: Kush është politikani që shkoi me p istoletë në varrimin e Bujar Nishanit

Para

24 orë para Presidentit/ Kush janë kandidatët kryesorë që përfliten në PS? (2 kanë marrë këto ditë certifikatë pastërtie)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
11:35 | 15/11/2025
0

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Recent News

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

12:30 | 15/11/2025
Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

11:50 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar