Faza e parë ku kandidatët për kreun e Partisë Socialiste në qarqe të ndryshme te vendit kanë dorëzuar aplikimet e tyre përfundoi.
Tashmë ka nisur një tjetër proces, ai i ballafaqimit të tyre me anëtarësinë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga nisja e këtij procesi pikërisht në Devoll për të vazhduar më tej në të gjithë qytetet e tjera të vendit. Ndërsa kryeministri theksoi se ky proces do të mbikëqyrej nga ana e kryesisë së Posaçme të PS.