Miliarderi Elon Musk i bën një pyetje, gjëegjëzë të ndërlikuar matematikore njerëzve në intervistat e punës.
Ky veprim i ka futur të gjithë në mendime.
Tanya Zakowich, një eksperte matematike, shpjegoi në një video tashmë virale në TikTok se miliarderi u kërkonte kandidatëve tu përgjigjeshin një pyetjeje gjatë intervistave në ‘SpaceX’. Pronari i ‘Tesla’ dhe ‘Space X’ pyet: “Ju jeni duke qëndruar diku në sipërfaqen e Tokës. Shkoni një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?”.
Musk përdor enigmën e tij të preferuar për të parë se si funksionojnë mendjet e punonjësve të ardhshëm. Ka shumë përgjigje për gjëegjëzën, por përgjigja e parë dhe më e zakonshme e saktë është ‘Poli i Veriut‘. Arsyetimi u shpjegua nga ‘Popular Mechanics’ kur ideja u shfaq si ‘Gjëegjëza e javës’ në 2017.
“Nëse qëndroni në polin e veriut dhe ecni një milje në jug, pastaj një milje në perëndim, pastaj një milje në veri, do të mbërrini në Polin e Veriut”, sipas revistës. Megjithatë, kandidatëve që thanë Polin e Veriut nuk u është dhënë shumë kohë për të festuar zbulimin e gjëegjëzës, sepse Musk pason me një tjetër pyetje: ‘Ku tjetër mund të jeni?’
Përgjigja e dytë është ‘Poli i Jugut’, por më pak inxhinierë e japin këtë përgjigje. Imagjinoni një rreth me një perimetër prej një milje që ka Polin e Jugut në qendër të tij. Nëse do të niseshit një milje në veri të këtij rrethi, do të udhëtonit një milje në jug, një milje në perëndim gjatë gjithë rrugës rreth rrethit dhe më pas një milje në veri përsëri në pikën tuaj fillestare, shpjegoi Popular Mechanics.
Sidoqoftë, përdoruesit e TikTok që dolën me zgjidhje më kreative do të jenë të lumtur të dinë se Musk nuk do t’i skualifikojë ata për dhënien e përgjigjes së gabuar. Vance shpjegoi në biografinë e tij se CEO i Tesla-s kujdeset më shumë për qasjen e personit ndaj zgjidhjes së problemeve sesa vetë përgjigjen.