• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Ka nisur një proces për të më ndarë nga fëmijët” Protestoi live kundër luftës, zbardhet dëshmia e gazetares ruse në arrati

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Ka nisur një proces për të më ndarë nga fëmijët” Protestoi live kundër luftës, zbardhet dëshmia e gazetares ruse në arrati
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përdorimi i mediave ruse në dobi të propagandës në lidhje me luftën në Ukrainë dhe jo vetëm, është tashëm e njohur. Gjithashtu janë të njohura rastet e “shtypjes” së protestave të qytetarëve rusë të cilët kanë një qëndrim të kundërt me atë të Kremlinit sa i përket agresionit.

Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar një gazetare ruse që në një transmetim live, të protestojë kundër luftës në Ukrainë.

Marina Ovsyannikova, 43 vjeçe, babai i së cilës është ukrainas ndërsa e ëma ruse, kishte qenë për vite bashkëpunëtore në konsolidimin e narrativës së vazhdueshme të Kremlinit në Rusi në kanalin kryesor Channel One, por tre javë pas luftës vendosi që ajo nuk ishte në gjendje të vazhdonte të shtirej sikur asgjë nuk po ndodhte, duke nxjerrë në pah tashmë qëndrimet e veta dhejo ato që i kërkoheshin.

Në një transmetim live, ajo doli me një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës, ndaloni luftën – propaganda të gënjen”.

Kjo konsiderohet si një nga denoncimet e profilit të lartë për “operacionin ushtarak special” të Putinit në Ukrainë.

Reagimi shtyu gazetën e njohur gjermane Die Welt t’i ofronte gazetarës një vend pune, ku ajo edhe po punon tashmë.

Megjithatë, Ovsyannikova tha se veprimet e saj kanë pasur pasoja të rëndësishme për familjen e saj, duke bërë me dije se bashkëshorti i saj nisi edhe një betejë në lidhje me kujdestarinë për fëmijët e tyre.

“Djali im më tha se kam shkatërruar jetën time familjare… pasojat e protestës sime po bien mbi mua çdo ditë”, tha ajo, përpara se të shtonte se mendon se burri i saj, gjithashtu një punonjës i televizionit shtetëror, mund të jetë duke vepruar nën presionin e Kremlinit.

“Ndërtova një shtëpi të mrekullueshme në Moskë, në të cilën shpresoja ta kaloja pjesën tjetër të jetës. Tani jam i huaj në tokën e të huajve”, tha ish redaktorja e televizionit rus.

Megjithatë ajo ka siguruar se pavarësisht gjithçkaje, do të vijojë të sfidoje presidentin rus Putin.

“Problemet private nuk do të thonë asgjë në krahasim me problemet me të cilat përballen njerëzit në Ukrainë… ne nuk po e bëjmë për veten tonë, po e bëjmë në mënyrë që Rusia të mos zhytet në errësirën mesjetare”, tha ajo.

Ish-redaktorja e Channel One planifikon të kthehet në Rusi në javët e ardhshme dhe ka qenë e qartë për dëshirën e saj për të jetuar në Moskë, por ajo është përballur me refuzim nga shumë nga miqtë dhe kolegët e saj të mëparshëm. Shtuar këtu edhe faktin se mund të përballet me persekutim nga regjimi i Putinit në të ardhmen.

Ovsyannikova beson se autoritetet ruse po përpiqen t’i bëjnë njerëzit ‘ta harrojnë atë’ sepse dërgimi i saj në burg mund të gjenerojë më shumë protesta dhe pakënaqësi.

Pas

Rinas/ Kapen dy pajisje përgjimi, i përkasin 2 shtetasve britanikë

Para

Më e larta e shtetit shqiptar/ Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-Presidentin Bujar Nishani

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar