Don zhuanët zakonisht kanë dukje të shkëlqyeshme dhe sjellje fine, ndërkaq kur i njohin, vajzat më së shpeshti dëshirojnë që t’i “qetësojnë” dhe t’i kthejnë në partnerin e tyre për gjithë jetën. Mirëpo, nëse vëreni këto katër shenja, me shumë mundësi keni të bëni me një don zhuan, i cili vështirë se mund të përqendrohet vetëm në një grua të vetme.
Të gjithë flasin për të
Nëse dëgjoni nga njerëz të ndryshëm që partneri juaj i ri shpesh ndërron vajzat, mendoni mbase kjo është e vërtetë.
Është tepër romantik
Këta djem/burra janë mësuar që kujdesin e partnereve ta përfitojnë me dhurata dhe me gjeste romantike, mirëpo e gjithë kjo zgjat shumë pak.
Kavalier mendjelehtë
Meshkujt të cilët shpejt hyjnë në marrëdhënie dashurie, me siguri nuk e duan lidhjen afatgjatë.
Është “i përsosur”
Don zhuanët aktrojnë shkëlqyeshëm. Kanë pasur lidhje me aq shumë vajza saqë saktësisht dinë se çfarë u pëlqen, çfarë duhet të thonë në raste të caktuara dhe si duhet të sillen në të gjitha situatat.
Revista Living