Ka folur për herë të parë babai i 20-vjeçares nga Librazhdi që u kap mat me të dashurin në dhomën e gjumit nga vjehrri dhe vjehrra.
Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” ai tha se e ka gjetur vajzën lakuriq mbështjellë vetëm me një peshqir nga mesi e poshtë në dhomën ku ndodhej dhe shihej nga tre gra dhe mbi dhjetë burra.
Sipas tij, gjendja e së resë ishte e tmerrshme.
“Unë s’e njihja (Flet për djalin që dyshohet se shoqërohej vajza). Punoja me shkëputje te fasoneria në Togëz. Unë se kisha parë kurrë që ata të shoqëroheshin. Vajza sillej mirë me mua. S’kisha parë që vajza të kishte komunikim me të. Ishte hera e parë që e shihja atë fytyrë. Unë e pashë te lokali, mbeti për pak minuta biseduan me zë të ulët me ish-krushkun tim. Vjen ish-vjehrra e gocës dhe thotë që e gjeti Flamuri njeriun që deshi. Unë se kisha parë herë të tjera. Atë natë erdhën xhaxhallarët e krushkut më morën këtu.
Vajza më tha që shko te mami te babi bëj një punë atje. Ok, i thash shko atje dhe hajde. Vajza ishte e fejuar, me celebrim. Po prisnim të bëhej ceremonia martesore. Ekonominë e kemi të dobët dhe kishim rënë dakord që vajza të jepte paratë e rrogës te ne. Vajza kur vinte burri qëndronte atje. Ai më shumë rrinte në emigrim dhe shumë pak këtu. Ai ishte i sjellshëm si djalë. Marrëdhënia e tyre ishte mirë, se çfarë kanë në zemër. Unë e kam parë tmerr vajzën. Pyeta se çfarë ka ndodhur me vajzën. Më erdhi një makinë pa na njoftuar.
Vajzën e kam gjetur të mbështjellë nga brezi e poshtë me peshqir të vogël, e kam gjetur lakuriq. Ishin tre gra dhe ishin burra ata që shihnin vajzën, e shantazhonin, xhaxhallarët e krushkut, kunati i vajzës dhe komshinj”, tha babai i vajzës.