Arrestohet një 30-vjeçar, i cili akuzohet se ka vrarë një 35-vjeçare.
Trupi i së resë është zbuluar rastësisht nga një qen.
Ngjarja ka ndodhur në Birmingham, Britani e Madhe, ku trupi i 35-vjeçares u pikas nga një burrë që po kalonte në atë zonë me qenin e tij. Qeni ndjeu aromën e viktimës dhe tërhoqi pronarin e tij deri te ajo. Ai lajmëroi autoritetet, të cilat nisën menjëherë një hetim, rreth shkakut të vdekjes së saj. Në trupin e viktimës u gjetën shenja të rënda dhune.
Autori 30-vjeçari u arrestua së bashku me një bashkëpunëtor të tij, i cili e kishte ndihmuar të fshihte trupin dhe të mbulonte ngjarjen.