• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Largon toksinat nga trupi” Mjafton të pini 2 gota në mëngjes me këto dy përbërës, Ylli Merja tregon sekretin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Largon toksinat nga trupi” Mjafton të pini 2 gota në mëngjes me këto dy përbërës, Ylli Merja tregon sekretin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lodhja është reaksion mbrojtës i organizmit, që në këtë mënyrë na bën me dije se e kemi tepruar. Nganjëherë lodhja është përgjigje ndaj problemeve të përditshme, nganjëherë fjala është për ndonjë sëmundje psikike, ndërkaq në 16 për qind të rasteve lodhja është pasojë e sëmundjes infektive.

Kur kalojmë nga një stinë në stinën tjetër të vitit, kur është e zvogëluar tajitja e melatoninës, jemi më të lodhur se zakonisht. Ekzistojnë lodhja organike dhe lodhja psikike. Lodhja organike rezulton nga ndonjë shkaktar fizik dhe e karakterizon prania e elanit të jetës.





Ajo përkeqësohet me përfundimin e ditës dhe pjesërisht kalon pas një gjumi të mirë. Lodhjen psikike, e cila është e pranishme në 80 për qind të rasteve, e karakterizon humbja e elanit, mungesa e motivimit dhe e vullnetit për të punuar. Lodhja e muskujve, edhe pse është autoimune, nuk dihet saktësisht se çfarë e nxit fillimin e saj.

Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë: rënia e kapakëve të syve, shikimi dyfish i figurave, të folurit ndër hundë (nasal), vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, dobësim i forcës muskulore në duar dhe këmbë, lodhje kronike e muskujve, vështirësi në frymëmarrje. Lodhja mund të shtohet me aktivitet të vazhdueshëm dhe mund të largohet gjatë kohës së pushimit.

Njeriu në vetvete është produkt i natyrës dhe bashkëpunon me të edhe pse në shumë raste ai abuzon me këtë pasuri të madhe, pra nuk i zbatojnë ligjësitë e saj. Por kjo ndikon në shëndetin e njeriut, mbarëvajtjen e mirëqënien e tyre. Po të vërejmë efektin përvëlues të diellit në ditët e sotme është shumë herë më i lartë sesa 30 vite më parë e kjo pasi vetë ne kemi prishur balancën e shtresave të ajrit dhe të përbërësve të tij.

Gjithë ky disbalancim ka ndikuar që të rritet sasia e gazit karbonik nga ndotësit e ajrit (tymrat, makinat) që shoqërohet me efekte negative te rrezatimi diellor. Vlen të theksoj se ajri i keq i mbushur me grimca (bakterie, spore kërpudhash) përmban edhe gazra të rrezikshëm për shëndetin tonë e zakonisht ndotja më e madhe paraqitet në zonat urbane.

Pra ky përbërës që futet në rrugët respiratore, shkon në mushkëri e bëhet shkëmbimi i gazit karbonik me oksigjenin, por gazi që merr gjaku nuk është më i pastër, por i kontaminuar. Më tej ky gjak jo i pastër shkon në tru, muskuj e qeliza dhe duke mos pasur cilësi do të shfaqen efektet e para negative në sistemin nervor, qarkullimin e gjakut e organet e tjera.

Më të predispozuarit për tu prekur nga ky problem, janë të gjithë individët e prekur nga astma e ne iu rekomandojmë që të përdorin një çaj me lule bliri, aguliçe, thundërmushkë, zhumbricë apo dhe një përzierje kundër kollës. Krahas kësaj rekomandohet edhe përdorimi i propolisit të bletës, duke konsumuar 10 pika në ditë pasi do të shërbejë si një ngacmues për të gjithë receptorët (ndikon në tensionin e gjakut, gjëndrat endokrine, zgjeron pulmonet). Propolisi i bletës është një fuqizues shumë i mirë i punës dhe anës fiziologjike të organizmit.

Ulja e shtypjes atmosferike ndikon në gjithë sistemin tonë të qarkullimit të gjakut e zemra pompon gjak me vështirësi, kështu që në këto raste personat që vuajnë nga tensioni e problemet kardiovaskulare duhet të përdorin bimën e murrizit. Kjo e fundit gjendet pothuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë e ndikon në zgjerimin e arterieve, veçanërisht të atyre koronare. Në këtë mënyrë mbrohet zemra e parandalohet infarkti. Ka edhe bimë të tjera si gjethet e ullirit, lëvorja e shelgut, trëndafili, boronica apo çaji kolesterol që forcojnë zemrën.

Personat më të predispozuar që goditen nga ndryshimet klimaterike janë ata që vuajnë nga reumatizma. Për një kohë të gjatë arteriet e këtyre të sëmurëve fillojnë të dobësohen e kur ulet shtypja atmosferike, venat ngushtohen. Për të rritur rezistencën e trupit, ky grup të sëmurësh duhet të përdorin pak propolis për të marrë fuqi, si dhe çajin e reumatizmit e vajin e sinapit.

Ky i fundit mund të përdoret duke masazhuar kyçet dhe ka vaj dafine, livando në përbërjen e tij. Të sëmurët me tension mund të përdorin çaj me gjethe ulliri apo boronicë që shërbejnë për normalizimin e qarkullimit të gjakut. Duhet ti kushtohet një vëmendje e veçantë pastrimit të trupit nga toksinat në mënyrë që të bëhet detoksifikimi i mëlçisë. Kështu duhet të pini 2 gota ujë në mëngjes dhe një lugë gjelle me vaj ulliri, ndërsa vaji i lirit dhe ai i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme për pastrimin dhe forcimin e organizmit. Organizmi fillon të pastrohet dhe mjalti mund të sjellë çlirimin e toksinave, gjithashtu.

Por mund të përdoren edhe farat chia, të përziera me mjaltë, e në këtë mënyrë trupi do të fitojë fuqinë e mëparshme brenda 2-3 ditësh. Vlen të theksohet që në momentin e parë që njeriu ndjen këputje apo lodhje mund të nisë të bëjë gjimnastikë edhe në kushte shtëpia apo në natyrë.

Pas

“Kushte skandaloze” Avokatja e Popullit e shqetësuar nga fenomeni: Jam takuar edhe me Gledis Nanon

Para

“Të këputej shpirti nga gjithë ajo bukuri” Ministria Kumbaro ia mori labçe me dy kryebashkiakët, ironizon Gjekmarkaj

Para
“Të këputej shpirti nga gjithë ajo bukuri” Ministria Kumbaro ia mori labçe me dy kryebashkiakët, ironizon Gjekmarkaj

“Të këputej shpirti nga gjithë ajo bukuri” Ministria Kumbaro ia mori labçe me dy kryebashkiakët, ironizon Gjekmarkaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar