Një 20-vjeçare është denoncuar e zhdukur ditën e sotme nga nëna e saj në Vlorë.
Policia ka njoftuar se e reja me inicialet E.M është larguar nga banesa në qytetin bregdetar duke mos u kthyer më dhe e ëma ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.
47-vjeçarja me inicialet D.M, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku ka njoftuar se e bija është larguar nga shtëpia në lagjen “28 Nëntori”. Ndërkohë policia po punon për gjetjen e saj.