• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Çfarë fshihet brenda piramidave të lashta të fisit Maja?

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Çfarë fshihet brenda piramidave të lashta të fisit Maja?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Majat e lashtë ndërtuan qindra piramida në të gjithë Mesoamerikën, nga rreth vitit 1000 Para Krishtit deri në vitin 1500 Pas Krishtit, duke vendosur brenda tyre një shumëllojshmëri të madhe objektesh. Por çfarë ishin këto objekte?

Ashtu si piramidat e Egjiptit të lashtë, edhe ato të ndërtuara nga Majat përmbanin thesare dhe varreza me shumë pasuri të vendosura pranë eshtrave të të ndjerit. Por shpeshherë ato përmbanin edhe objekte më të çuditshme, si për shembull piramida më të vogla brenda piramidave më të mëdha.





Për shembull, piramida e “El Castillo”, në Çiçen Ica në Gadishullin Jukatan, përmban një piramidë brenda një piramide brenda një piramide, tamam si kukullat ruse, matrioshkat.

“Kur mbërrinin në një vend të banuar dhe më pas të braktisur, banorët e lashtë të Gadishullit Jukatan, nuk i shkatërronin strukturat e vjetra”- thotë Andres Tehero-Andrade, profesor në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM) i cili ka studiuar dhe shkruar gjerësisht për “El Castillo”.

Ata ndërtonin një strukturë të re mbi aktualen, dhe kjo sipas tij ishte edhe arsyeja pse “El Castillo” ka këtë strukturë si kukullat e famshme ruse. Por kjo praktikë nuk ishte unike për “El Castillo”. Edhe piramidat e tjera Maja dhe jo Maja kanë këtë lloj strukture, thotë Denisa Lorenia Argote Espino, studiuese në Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë të Meksikës (INAH).

Espino thekson se ndërtimi i një piramide në majë të një piramide tjetër “ishte një praktikë e zakonshme në kohët parahispanike (pra para mbërritjes së spanjollëve), dhe se “strukturat kryesore në vendbanimet e banuara prej kohe të gjatë, kanë zakonisht disa faza ndërtimore”.

Gjithsesi, piramida të tilla nuk janë gjërat më të zakonshme që gjejnë arkeologët në piramidat Maja. Ndërsa disa tempuj Maja përdoreshin për rituale, të tjerët shërbenin si varre për sundimtarët ose personat e tjerë që i përkisnin elitës. Këto varrime përmbanin objekte të tilla si maska nefriti (për të ndjerin), rruaza nefriti, maja të mprehta obsidiani, dhe bishtin kockor të një peshku, të cilat ishin simbol i vetëflijimit për Majat e lashtë.

Këto të fundit lidheshin me praktikat vetëflijuese, pasi ndonjëherë ato vendoseshin nëpër veshë, faqe, buzëve, gjuhë dhe penis, dhe gjaku që dilte përdorej për të lyer me të statujat e hyjnive. Majat e lashta i vlerësonin objektet e bëra nga lëkurat.

Një nga shembujt më të famshëm është një fron i bërë me lëkurën e jaguarit, i gjetur në piramidën “El Castillo”. “Maja klasike e vlerësonin lëkurën e jaguarit për vlerën dhe bukurinë e tij, por edhe si diçka me rëndësi të madhe simbolike”– shkroi Karl Taube, profesor antropologjie në Universitetin e Kalifornisë në një artikull të vitit 2005, të botuar në revistën “Ancient Mesoamerica”.

Ai shtoi se nefriti ishte një komponent i rëndësishëm i riteve funerale, dhe i ritualit të thirrjes së Perëndive dhe paraardhësve të vdekur. Piramidat Maja përmbanin shumë objekte të tjera të jashtëzakonshme. Për shembull, një piramidë në San Bartolo, Guatemalën Veriore, përmban një fragment të atij që mund të jetë kalendari më i hershëm i Majave i gjetur ndonjëherë, dheqë daton më shumë se 2200 vjet më parë.

Një piramidë në Çopan, Honduras, ka një mbishkrim të madh, i cili përmban më shumë se 2000 glife Maja të gdhendura në shkallët e saj. Mbishkrimi tregon historinë e sundimtarëve Çopan. Majat përdornin një sistem shkrimi, që nganjëherë quhet “hieroglif i majave”. Ky sistem shkrimi ka glife, të cilat përfaqësojnë tinguj që formojnë fjalë që studiuesit mund t’i lexojnë dhe përkthejnë. / LiveScience – Bota.al

Pas

Debat në Mal të Zi mbi luftën në Ukrainë dhe ndikimin në Ballkanin Perëndimor

Para

Lubonja për ngjarjen në Librazhd: Mund edhe ta kishin vra rë! Çdokush e vlerëson bazuar në kodin e tij moral

Para
Lubonja për ngjarjen në Librazhd: Mund edhe ta kishin vra rë! Çdokush e vlerëson bazuar në kodin e tij moral

Lubonja për ngjarjen në Librazhd: Mund edhe ta kishin vra rë! Çdokush e vlerëson bazuar në kodin e tij moral

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar