• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Nuk më solli kërkesë për autorizim për detin” Meta akuza Ramës: Është gjithçka e dokumentuar

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Nuk më solli kërkesë për autorizim për detin” Meta akuza Ramës: Është gjithçka e dokumentuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme iu përgjigj ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias për çështjen e detit.

Ai akuzoi ndër të tjera kryeministrin Edi Rama se nuk i ka paraqitur asnjëherë një kërkesë për autorizim për këtë çështje.





Kreu i Shtetit tha se që nga ky moment e deri më 24 korrik është i hapur për t’u përgjigjur e për të dhënë sqarime në Kuvend apo në komisionet parlamentare për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Një nga çështjet për të cilën kam shmangur maksimalisht debatin publik, edhe kur jam provokuar në mënyrë të qëllimshme, pasi tema është shumë e rëndësishme, është delikate, ka të bëjë me interesa të mëdha, të cilat mund të mbrohen ose të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme. Prandaj, kam preferuar gjithmonë të jem sa më konstruktiv si President, të jem sa më bashkëpunues. Kam dhënë gjithë mbështetjen time Ministrisë së Jashtme, grupit negociator, qeverisë, kryeministrit, këto janë të mirëdokumentuara me të gjitha aktet zyrtare dhe komunikimet që kemi pasur.

Por, siç e shikoni, është e qartë që institucioni më aktiv për zgjidhjen e kësaj çështjeje ka qenë Presidenti i Republikës, institucioni më transparent ka qenë Presidenti, institucioni që i ka kërkuar kryeministrit të bëjë kërkesë për të marrë autorizim dhe për të zhvilluar negociatat politike, përderisa në një moment të caktuar gjatë negociatave që zhvilloheshin, ka qenë dhe një kërkesë e palës tjetër për qasje politike në këtë çështje, dhe përsëri ka qenë Presidenti. Kryeministri është niveli më i lartë politik, mund të marrë këtë përgjegjësi, sepse është një marrëveshje që kalon në Parlament. Është një marrëveshje që nesër mund të shkojë sërish në Gjykatën Kushtetuese dhe është qeveria që duhet t’i dalë për zot. Pra, ajo që ka thënë ministri i Jashtëm i Greqisë, që Presidenti nuk i ka dhënë autorizim kryeministrit, është tërësisht e pavërtetë.

Nuk e paragjykoj, përderisa ka takuar vetëm një palë. Është e drejta e tij t’i referohet vetëm asaj pale. Por, Presidenti është i detyruar për transparencë të bëjë të qartë se nuk ka pasur asnjëherë asnjë kërkesë për autorizim nga kryeministri për këtë çështje. Nuk do doja të flisja më tej për çështjen në fjalë, sepse është një çështje delikate, megjithatë Shqipëria ka Kuvendin e saj, që në çdo rast duhet të mbajë një qëndrim dhe të shprehet. Unë si President që nga ky moment e deri më 24 korrik jam në çdo moment në dispozicion të Shqipërisë, të seancës plenare, të komisionit të jashtëm, komisioneve të tjera, për të bashkëpunuar apo për të dhënë sqarime për të gjitha veprimet që unë kam përmbushur si President në këtë proces”, u shpreh presidenti Meta.

Pas

“Nuk u lajmërova për takimin” Meta del në konferencë pas vizitës së Dendias në Shqipëri

Para

Shifrat më të reja/ Pandemia në Shqipëri, ja si paraqiten të dhënat e infektuarve

Para
Shifrat më të reja/ Pandemia në Shqipëri, ja si paraqiten të dhënat e infektuarve

Shifrat më të reja/ Pandemia në Shqipëri, ja si paraqiten të dhënat e infektuarve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar