Në një konferencë për shtyp, presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias për çështjen e detit.
Ai ka thënë se nuk është vënë në dijeni për mënyrën se si po zhvilloheshin këto negociata.
“Në datë 23 maj ministri grek i punëve të jashtme ka bërë vizitë zyrtare në Shqipëri dhe dua të sqaroj se nga pala greke apo ministria e jashtme nuk është kërkuar asnjë takim me Dendias. Në një intervistë që ka dhënë për shtypin grek, e cila është bërë publike. Dua të sqaroj se ministri për Europën dhe Punët e jashtme Bushati ka paraqitur pranë presidencës kërkesën për nisjen e procesit të negociatave për kufizimet detare.
Në 2018 i kam kërkuar kryeministrit Rama të udhëhiqte negociatat Greqi-Shqipëri, por nuk jam vënë në dijeni për mënyrën si po zhvilloheshin këto negociata.
Theksoj se grupi negociator është pajisur me autorizim për saktësimin e kufirit shtetëror detar. Vetëm grupi negociator është autoriteti publik, janë zhvilluar 3 raunde të negociatave në 2018, presidenti pasi është informuar për mënyrën e zhvillimit ka konstatuar disa problematika serioze”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.