Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve, nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një certifikatë për miratimin e errësimit të xhamave, e dyshuar e falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit U. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
– E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.