• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Real Madrid fiton Ligën e Kampionëve, mposht Liverpulin dhe triumfon për herë të 14-të në këtë kompeticion

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Real Madrid fiton Ligën e Kampionëve, mposht Liverpulin dhe triumfon për herë të 14-të në këtë kompeticion
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka hakmarrje për Liverpulin në finalen e Ligës së Kampioneve, Real Madrid i Karlo Ançelotit ka fituar për herë të 14 trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë me një fitore minimale 1-0 ndaj anglezëve.

LIVERPUL-REAL MADRID 0-1
59′ Vinicius





MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Real Madrid.

90’+2’ Rodrigo merr vendin e Vinicius në fushën e lojës.

90’+2’ Benzema nxjerr Kamavinga në pozicion gjuajtje, por tentativa e mesfushorit është mbi traversë.

90’+1’ Sebajos gabon një gol thuajse të sigurt teksa nuk ia del të finalizojë para portës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Modriç i lë vendin në fushë Sebajos në minutat e fundit.

87’ Kombinim i Vinicius me Benzema në zonën e Liverpulit, francezi tenton të driblojë për të gjetur hapësirën për gjuajtjen por ndalet nga Aleksander-Arnold.

86’ Zëvendësimi i parë i Realit është aktivizimi i Kamavinga në vend të Valverde.

83’ Kundërsulm i shpejtë i Realit me një top të nisur për Vinicius, por që arrihet nga Alison.

82’ Gjuajtje e fortë nga e djathta e Salah, përsëri Kurtua bën mrekullinë dhe mban sferën jashtë.

80’ Një gjuajtje e devijuar para Kurtua sjell rrezik në portën madrilene, por belgu devijon jashtë.

77’ Keita dhe Firmino hyjnë në fushë në vend të Henderson dhe Tiago.

76’ Goditje dënimi për Realin, Kros gjen Kasemiro në zonë, ky i fundit nuk gjuan por pason mbrapa dhe mbrojtja largon.

71’ Top nga thellësia i Militao për Vinicius, këtë herë Alison del dhe kontrollon sferën.

69’ Përpjekje të njëpasnjëshme te Liverpul për të gjuajtur në portë, me topin që shkon nga një anë në tjetrën. Në fund është Salah i cili tenton nga e djathta por ndalet nga Kurtua.

65’ Luis Diaz largohet për t’i bërë vend Zhota në fushën e lojës.

64’ Salah lëshon një gjuajtje mjeshtërore me të majtën nga jashtë zonës, por një fluturim spektakolar i Kurtua i mohon përsëri golin.

62’ Fabinjo është i ndëshkuari i parë me të verdhë i ndeshjes, pas një faulli ndaj Valverde.

MINUTË PAS MINUTE

59’ GOOOL REAL MADRID. Shënon Vinicius pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta me topin e Valverde që shkon në shtyllën e dytë te braziliani dhe ai nuk gabon duke depozituar sferën në rrjetë.

54’ Aleksander-Arnold harkon si zakonisht nga e djathta, Kurtua del dhe grushton sferën duke larguar topin.

46’ Menjëherë rrezikshëm Liverpul me një harkim nga e djathta për Luis Diaz në shtyllën e dytë por mbtoja e madrilenëve largon sferën.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime te dy skuadrat.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Pas 4 minutash pritje, konfirmohet vendimi që Benzema ishte në pozicion jashtë loje.

43’ Harkim nga e majta i Alaba, Benzema kontrollon në zonë, pastaj çon sferën në qendër. Aty Alison nuk kontrollon dhe topi kthehet të Benzema i cili gjuan në portën e boshatisur dhe shënon. Por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe nis një pritje e gjatë e sistemit VAR.

34′ Benzema gjen rrjetën e Liverpool, por i anulohet goli

34’ Pas shumë minutash “studimi” vjen një tjetër gjuajtje në portë, është përsëri Liverpuli me Salah i cili gjuan me kokë pas një harkimi nga e djathta por gjen Kurtua.

25’ Vinicius nga e majta nis një harkim të shpejtë në zonë, por Alison është i vëmendshëm dhe mbërthen sferën para Benzema i cili afrohej rrezikshëm.

21’ Kurtua shpëton madrilenët. Pas një gjuajtje të Mane, devijimi i lehtë i portierit çon sferën në shtyllë dhe eviton golin e avantazhit të Liverpulit.

19’ Aleksander-Arnold ka mundësinë të tentojë portën pas një hapësire që u krijua në zonë, por fluturon sferën mbi traversë.

18’ Gjuajtje tjetër e Salah, përsëri në qendër duke gjetur Kurtua.

16’ Rast ideal për Liverpulin pas një gjuajtje të Salah në zonë. Kurtua e ndalon duke e devijuar me saktësi sferën. Pak çaste më vonë është një gjuajtje e Tiago Alkantara nga jashtë zonës që përfundon në duart e portierit belg.

14’ Reali dorëzon shumë shpejt topin, me Liverpulin që mundohet nga krahët të gjejë një harkim në zonë. Luis Diaz dhe Robertson provojnë nga e majta, por pa ia dalë të gjejnë Mane.

10’ Mane shpërthen në krahun e djathtë por pasi merr fundoren, nuk ia del të kthejë në qendër për Salah para se sfera të kalonte vijën fundore.

6’ Fillim i ngadaltë i ndeshjes nga dy ekipet, të cilat nuk lejojnë hapësira për kundërshtarët, të rreshtuara mirë në prapavijë.

1’ Nis dueli në “Stade de France”

panorama

Pas

“Nuk ka të ndalur”, Spartak Ngjela: Bora Zemani është aktore, e ka të mirë…

Para

Ndërron jetë aktori Enea Zhegu

Para
Tragjedi në Tiranë/ Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, vd es në vend 40-vjeçarja

Ndërron jetë aktori Enea Zhegu

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar