Deputeti Edi Paloka ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të ish-presidenti Bujar Nishani.
Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se respekti për gjithçka ai dha per PD dhe per vendin, do e shoqëroje kurdoherë!
“Nje lajm i hidhur ka pak qe u konfirmua ; Bujar Nishani , ish-President i Republikes, minister dhe funksionar ne disa poste te rendesishme te PD ne vite, ka nderruar jete!
Nje fatkeqesi per familjen dhe per gjithe demokratet.
Respekti yne per gjitheshka dha per PD dhe per vendin, do e shoqeroje kurdohere!”, shkruan Paloka.
Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensiv pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.