Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për planin e Pastrimit Kombëtar.
Ai ka publikuar pamje nga ky aksion në disa qytete të Shqipërisë.
Rama shprehet i bindur se do ti jepet fund njëherë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin.
“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin?
*momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.