Janë miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejten e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Vendimi është marrë në Komisionin e Ligjeve.
Mësohet se me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla. Ndërkohë që Ligjet rrëzuan kandidaturat e Marcel Hilës, Besim Ndregjonit, Gjergj Markut, Skënder Vrionit.
Mes emrave që kaluar është edhe Simon Miraka, i propozuar edhe me firmën e Sali Berishës dhe kjo ka shkaktuar debate.
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi foli me tone të ashpra dhe në një moment u përplas edhe me drejtuesen e Komisionit të ligjeve.
Replikat:
Bushka: Dëgjoni zonjën me respekt.
Bardhi: Mua mos më ngri zërin
Bushka: Zoti Bardhi qetësohu, zonja flet dhe ju ngriheni 7 veta në kor. Etikë të keni të gjithë. Nëse nuk më dëgjoni ju si mundeni.
Bardhi: Po mos më thoni mua s’ka përgjigje, mbaje ti etikën.