Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e babait dhe vëllait, sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë në veri, Besim Hoti i cili ka thënë se vrasja është kryer me thikë.
“I dyshuari besohet se me mjet të mprehtë thikë, për vdekje ka lënduar vëllanë dhe babanë e tij. I dyshuari është arrestuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës familjare”, ka thënë Hoti.
Hoti po ashtu konfirmoi se i dyshuari ka qenë binjak me vëllanë që humbi jetën.
Mediet kosovare raportojnë se bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq. Ky i fundit vite më parë ka qenë kryetar i Divizionit te Gjykatës se Apelit në Mitrovicë.