Pas deklaratave të fundit të selisë blu për zgjedhjet e 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i zv. kryeministrit Erion Braçe, i cili është shprehur se socialistët do të jenë kudo në këtë datë ku shqiptarët kanë të drejtën e tyre për të votuar.
Ai ka paralajmëruar opozitën se nëse do të pengojnë zgjedhësit të votojnë, atëherë do të përballen me ligjin dhe se pas shkeljes së ligjit vjen burgu.
Braçe shton se pas burgut vjen izolimi përjetë dhe se më pas sipas tij opozitës nuk do t’i ngelet më asgjë.
REAGIMI I PLOTE I ZV. KRYEMINISTRIT ERION BRACE
NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO! POR E KEQJA SU VJEN NGA NE! PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI! PREJ SAJ VJEN BURGU DHE PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM! Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori! Si thoni, “te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu? Si vijoni, “eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu? Si e mbyllni, “te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?
Shikoni, ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR. Jo per ju, fare fare! Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan! Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes! Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush. Ju, jo e jo!
Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij, askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe. Pra pa frike! Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin, tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni! Nga perballja me ligjin vjen #Burgu, madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne, pra pamundesoni votimet! #7VITEBURG!
Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi perjete! Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI, nuk do ju ngelet me asgje, zero, duke nisur nga placka qe keni vene. A ja vlen? Une them jo! A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores? A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise? Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?
Kaq sillni ne mendje, sa te pabarabarte jeni me ta dhe sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata! Dite te mire!