Moderatorja Elita Rudi zgjedh të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo i është drejtuar të gjitha nënave me një mesazh.
Teksa po iu bënte gati qershitë fëmijëve, Elita është kujtuar se dhe ajo vetë i pëlqen shumë.
Moderatorja i ka thënë nënave që të mos e harrojnë veten e tyre pasi bëhen me fëmijë.
“Tashi qesh duke iu bërë gati fëmijëve qershiat, qesh tu iu heq farat. Edhe më ra në mend diçka. Edhe mua më pëlqejnë shumë qershiat. Do me thënë që kur jam bërë nënë harroj që mund edhe unë me ngrënë. Mos e harroni veten,”-thotë Rudi.