Presidenti Ilir Meta tha se Presidenca ka qenë një kështjellë e rrethuar nën udhëheqjen e tij, nga ndikimet politike të aktorëve të tjerë.
“Nuk kam asnjë këshillë për opozitën, se kanë bërë gabime fatale, dogjën mandatet, këto nuk janë gabime, por krime që nuk bëhen një herë në 4 vite por një herë në 100 vjet, nuk kam asnjë interes për zgjedhjen e presidenti”, tha Meta.
Ai nuk premtoi se do të ishte e njëjta situatë edhe pas 24 korrikut, kur ai të lejë karrigen e kreut të shtetit.
“Unë i mbaj premtimet, presidenca ka qenë një kështjellë dhe deri më 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë e rrethuar, nga pjellat më të pabesa të këtij vendit. Nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kam aftësi çudibërëse, sigurisht përderisa ata ishin të vendosur, të gjithë ata që ju e dini t’i jepnin të gjitha pushtete një qeverie gangstere, prandaj jemi këtu, që nuk i raporton media, un kam qenë i qartë që me 26 prill se çdo të ndodhte, pse nuk jam larguar në atë parlament?, normal se unë kam bërë një betim mbi Kushtetutën”, tha Meta.