Pas megaoperacionit në bashkëpunim me SPAK i finalizuar mëngjesin e sotëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar se janë vënë në pranga 18 persona nga 32 urdhër-arreste të prera në total.
Mësohet se mes tyre ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie dhe element të grupeve kriminale të cilët e kanë nga një masë sigurie.
Aksioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.
Gledis Nano ka paralajmëruar se do të kapen të gjithë personat e shumëkërkuar dhe ndërkohë ka nxjerrë emrat e tyre që janë arrestuar sot.
DEKLARATA E PLOTE
Operacioni është në vijim dhe ka nisur pas arrestimit të Nuredin Dumanit nga policia në bashkëpunim me prokurorinë. Pas informacioneve të marra u krijuan dyshime oër përfshirjen e shumë personave të tjerë. 32 urdhër arreste dhe 28 banesa të kontrolluar. Operacioni është shtrirë në disa qytete të ndryshme.
EMRAT
Nuredin Dumani
Enrik Hoxhaj
Altin Ndoci
Leonard Palushi
Erion Alibej
Petrit Çeli
Agron Çoli
Agron Qafa
Besian Xhixha
Deklarata e plotë e drejtorit të Policisë së Shtetit:
“Përshëndetje të gjithëve,
Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”, që u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe në bazë të informacioneve të mara nga burime të ndryshme, u krijuan dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e shumë personave të tjerë, në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.
Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit organizoi operacionin policor të koduar “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”.
Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, masë Nuredin Dumani, Altin Doci, Erjon Alibeaj, Elvis Koçi, Petrit Qoli, Agron Qoli etj.
Operacioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë. Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda.
Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Operacioni “Golden bullet” është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, SPAK-ut dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, konkretisht asaj të Elbasanit, si dhe të profesionalizmit të këtyre strukturave, në hetimin e thelluar që çoi në identifikimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre personave dhe grupeve kriminale.
Operacioni është në vijim dhe dua të garantoj qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të ndalojnë asnjë moment operacionet, deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Gjithashtu, shpreh vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me homologët tanë, me qëllim lokalizmin, kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë, të këtyre personave, që mund të strehohen jashtë vendit.
Njëkohësisht, mbetem i vendosur për të pastruar nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo më keq akoma bëhen palë me krimin, si dhe inkurajoj agjencitë ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të Policisë, në veprimtari të kundërligjshme.
Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, që bashkërisht të parandalojmë, të evidentojmë dhe të godasim paligjshmërinë, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti, me qëllim krijimin e një ambienti shumë më të sigurt për qytetarët dhe aspak të sigurt për shkelësit e ligjit.
Faleminderit!”
Gledis Nano ka paralajmëruar se nuk do të kapen të gjithë personat e shumëkërkuar dhe ndërkohë ka nxjerrë emrat e tyre që janë arrestuar.