1. Shokë që flirtoni
Kjo është nga ato situata që s’i dihet kurrë çfarë do të ndodhë. Një natë ju flirtoni gjithë pasion, ndërsa të tjerët dilni për kafe dhe i rrëfeni njëri-tjetrit gjithë hallet dhe thyerjet e zemrës. Ka tërheqje mes jush, por asnjëri s’e ka ndarë mendjen për ta bëri hapin i pari.
2. Shokë me ‘përfitime’
Kur lidhja që shpjeguam më lart kalon në një tjetër nivel, atë fizik quhet “friends ëith benefits”. Ju keni bëri një pakt që thotë se marrëdhënia juaj nuk shkon përtej seksit. Pra zero emocione, asnjë detyrim përfshirjeje dhe vetëm kënaqësi fizike. Kjo marrëdhënie është ok deri në momentin kur njëri prej jush fillon të ndjejë…
4. Lidhja situacionale
Kur një marrëdhënieje s’mund t’i japësh asnjë emër, ia lë në dorë momentit. Ju takoheni, kaloni mirë bashkë, bëni seks, përkëdheleni, por s’keni asnjë emërtim për gjënë tuaj romantike. Mungojnë barrierat, limitet, pritshmëritë dhe shanset që në një moment të dytë dikush të lëndohet janë të mëdha.
5. Takimet
Procesi klasik që na ndihmon të mësojmë nëse duam të investojmë në njeriun me të cilin po shoqërohemi apo jo. Kjo përfshin të dalat sistematike, bisedat, puthjet e para dhe shqyrtimin e gjithë potencialit që ka kjo njohje për t’u kthyer në lidhje të mirëfilltë.
6. Takimet ekskluzive
Nëse pas shumë të dalash keni kuptuar që vetëm njëri prej tyre bën për ju dhe frekuentoheni vetëm dhe vetëm me të, jeni duke bërë takime ekskluzive. Nuk keni ende një konfirmim të plotë për romancën tuaj, por të dy e keni të qartë që po dilni dhe shoqëroheni vetëm me njëri-tjetrin dhe jo njerëz të tjerë.
7. Partnerë
Ju jeni zyrtarisht të lidhur, urime! Gjërat mes jush janë serioze, të dy përpiqeni për njëri-tjetrin, mendoni herë pas here që gjërat t’i çoni në tjetër nivel dhe flisni për të ardhmen. E quani atë i/e dashuri/a dhe e keni prezantuar me familjen dhe miqtë.
8. Lidhjet poligame
Kur ai/ajo ka më shumë se 1 partnerë në të njëjtën kohë, por fjala kyçe këtu është konsensusi. Pra gjërat nuk bëhen pas shpinës së partnerëve dhe të dy janë në dijeni se më kë frekuentohen partnerët e tyre.
9. Lidhjet e hapura
Kur njëri ose të dy kërkoni të tjerë për të përmbushur nevoja kryesisht seksuale jashtë lidhjes kryesore. Pra ti ke partnerët “parësore” me të cilën mund të kesh gjëra shumë serioze si fejesë, martesë, fëmijë dhe nga ana tjetër të kërkosh jashtë kësaj marrëdhënieje dikë për të jetuar ca momente. Pa emocione dhe më kryesorja të mos ndikojnë tek lidhja primare.
10. Martesën
Nëse jeni në këtë pikë, urime! Jeni lidhur prej vërteti. Tani kujtoni që si institucion serioz që është, kujtoni që martesa i përgjysmon dëshirat dhe dyfishon përgjegjësitë.