• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ç’po ndodh me këmbimin valutor? Leku fiton pikë ndaj të gjitha monedhave kryesore

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Ç’po ndodh me këmbimin valutor? Leku fiton pikë ndaj të gjitha monedhave kryesore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e mërkurë.Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me Euron dhe u këmbye me 120.4 Lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike.

Agjentët e tregut valutor shprehen se tregu nuk po shfaq shumë kërkesë për monedhën europiane, ndërsa oferta e saj në treg po shfaq një rritje të mëtejshme në javët e fundit, me afrimin e sezonit turistik dhe me rritjen e flukseve hyrëse të vizitorëve të huaj.





Një ndikim pozitiv besohet se po jep rritja e eksporteve gjatë muajve të fundit, e nxitur sidomos nga rritja e çmimit të lëndëve të para dhe sidomos e naftës bruto në tregjet e huaja. Deri tani, inflacioni i lartë që ka mbërthyer ekonominë botërore nuk ka dhënë goditje në kursin e këmbimit të Lekut me Euron, megjithëse në dy tremujorët e fundit është shënuar një rritje e deficitit tregtar të vendit.

Ekspertët hipotizojnë se një pjesë e mirë e nevojave për importe financohen me huamarrje direkte në Euro nga sektori bankar, siç ndodhi në fund të vitit të kaluar me huatë për blerje energjie të grupit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Më tej, shlyerja e këtyre detyrimeve bëhet në mënyrë të shpërndarë në kohë, duke e zbutur efektin e këtij faktori në tregun valutor vendas.

Duke qenë se tashmë jemi në prag të sezonit veror, pritshmëritë e agjentëve të këmbimit janë në kahun e një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut, në rast se tregu valutor nuk do të ndikohet nga faktorë të papritur.

Zakonisht, kursi i këmbimit Euro-Lek i shënon nivelet më të ulëta vjetore në periudhën korrik-gusht, ndaj është shumë e mundshme që këtë vit Euro të prekë një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me Lekun.

Ditën e mërkurë Leku u mbiçmua edhe ndaj të gjitha valutave të tjera që kuotohen në tregun financiar vendas. Dollari Amerikan humbi pothuajse 0.6 pikë dhe zbriti në nivelin e 114.44 Lekëve, ndërkohë që Paundi Britanik humbi gati një pikë e gjysmë dhe u këmbye me 141.91 Lekë.

Kursi i valutave të tjera ndaj Lekut kryesisht reflekton lëvizjet e tyre ndaj Euros dhe nuk ndikohet nga faktorë të brendshëm. Duke qenë se volumet e këmbimit të valutave të tjera në tregun vendas janë shumë të vogla, kursi ndaj Lekut pasqyron lëvizjet e tyre ndaj Euros, që është edhe valuta e huaj orientuese për tregun financiar dhe ekonominë shqiptare.

Në muajt e fundit, valutat kryesore globale kanë ndjekur një tendencë mbiçmuese kundrejt Euros dhe kjo është reflektuar edhe në kursin e tyre kundrejt Lekut. Banka e rëndësishme qendrore, si Rezerva Federale apo Banka e Anglisë, kanë nisur rritjen e normave të interesit, ndërsa Banka Qendrore Europiane nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Ky është faktori kryesor që ka përcaktuar nënçmimin e Euros dhe, si pasojë edhe Lekut në kursin e këmbimit me valutat e tjera.

Por, së fundmi pritshmëritë për një rritje të normave të interesit nga BQE po forcohen dhe ndoshta një gjë e tillë do të ndodhë brenda verës. Kjo ka bërë që Euro të rifitojë kuotë në tregjet ndërkombëtare të këmbimit valutor, tendencë që reflektohet edhe në kursin e këmbimit të Lekut kundrejt valutave të tjera.

Pas

Kreu veprime të turpshme para të miturës, e pëson keq i riu. Rrihet dhe nga babai i vajzës

Para

Zgjedhja e presidentit/ Fatmir Mediu zbulon emrin e parë që diskutoi me Agron Dukën

Para
Zgjedhja e presidentit/ Fatmir Mediu zbulon emrin e parë që diskutoi me Agron Dukën

Zgjedhja e presidentit/ Fatmir Mediu zbulon emrin e parë që diskutoi me Agron Dukën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar