Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Tiranë.
Policia bën me dije se është arrestuar shoferi i një mjeti i cili përplasi një 20-vjeçare në vizat e bardha.
Ngjarja u shënua në rrugën “Ismail Qemali”, ku më pas autori u largua nga vendi i aksidentit.
Shoferi që ka rënë në pranga është Sadik Përpunja, ndërsa e reja për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, thuhet në njoftimin e policisë.