Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 67 qytetarë me C OVID19 nga 618 testime të kryera.
Rastet e reja janë shënuar 33 në Tiranë, 5 në Fier, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Korçë, nga 2 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.
Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,962 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Maj 2022)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 618
Testime totale 1,818,942
Raste pozitive 275,688
Raste të shëruara 271,962
Raste Aktive 229
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 138
Fier 24
Korçë 14
Shkodër 12
Vlorë 10
Elbasan 8
Gjirokastër 8
Lezhë 5
Kukës 3
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2