• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tentuan të fusnin kontrabandë me autobus naftë, ilaçe si dhe vaj, pranga 3 personave

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Tentuan të fusnin kontrabandë me autobus naftë, ilaçe si dhe vaj, pranga 3 personave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona kanë rënë në pranga nga policia e Korçës, mes të cilëve edhe një doganier i Pikës Doganore në Kapshticë.

Policia ishte sinjalizuar se një se në një autobus të linjës Greqi-Shqipëri, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë. Pas kontrollit të mjetit rezultoi se në autobusin e shtetasit Xh. H., me faturino shtetasin F. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore.





Pas një hetimi prej disa javësh me qëllim goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, u arrestuan:

– Xh. H., 57 vjeç, banues në Ersekë;

– F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë;

– K. P., 41 vjeç, banues në Korçë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi K. P., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.

Njoftimi i plotë:

Kapshticë/Korçë

Finalizohet operacioni antikontrabandë i koduar “Cross Border”.

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Kapshticë.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme karburanti, vaj mjetesh dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një hetimi disajavor, finalizuan operacionin e koduar “Cross Border”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Xh. H., 57 vjeç, banues në Ersekë;

– F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë;

– K. P., 41 vjeç, banues në Korçë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një autobus të linjës Greqi-Shqipëri, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e shtetasit Xh. H., me faturino shtetasin F. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi K. P., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas

E bujshme/ “Gjuha Shqipe” futet si lëndë në Universitetin e Harvard-it

Para

A mund të jetë ushqimi njëkohësisht edhe ilaç – Çfarë sugjeron shkenca

Para
A mund të jetë ushqimi njëkohësisht edhe ilaç – Çfarë sugjeron shkenca

A mund të jetë ushqimi njëkohësisht edhe ilaç – Çfarë sugjeron shkenca

Të Gjitha

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

nga Fast News
11:00 | 17/07/2025
0

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

nga Fast News
10:00 | 17/07/2025
0

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

nga Fast News
09:30 | 17/07/2025
0

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

nga Fast News
09:00 | 17/07/2025
0

Recent News

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

11:00 | 17/07/2025
Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

10:00 | 17/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar