Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka bere thirrje ambasadoreve te shteteve te huaja ne Shqiperi, të dënojnë sulmet e kryeministrit Rama ndaj SPAK.
“Shpresoj sot që ambasadoret e vendeve që kanë qenë kryesorët kanë subvencionuar reformen ne drejtesi, të bëjnë deklaratë për të dënuar deklaraten kërcënuese e arrogante të kryeministrit shqiptar dhe pse janë ambasdorë të vendeve që punojnë me qeverinë, duhet të mbrojnë dinjitetin e asaj reforme që u votua me 140 vota”, theksoi Kryemadhi.
Ajo iu referua akuzave te Rames ne Asamble se prokuroret e SPAK “duket se nuk kane as vullnet per ta perdorur dinamitin per ‘peshkaqenet’”.
“Durimi yne po soset, i imi po nje here i juaji ka kohe qe eshte sosur po e di e ma vini fajin mua. Kjo do te thote qe SPAK e te gjithe ata te interesuar duhet te kujtohen qe ne nuk e kemi humbur gojen, e kemi ne vend. Fakti qe nuk kemi folur as per ate arken e poshkut, shtrenguam dhembet e beme nje pershendetje nderkohe turpin tjeter te Dvoranit nuk e kemi thene ndonjehere, po e them une ketu.
Ka dhe turpe te tjera te medha shume keshtu qe thirrja ime ne emer te te gjitheve juve, te kesaj partie, nuk eshte thirrje partiake, por thirrja e forces qe e ka udhehequr e qe e garanton reformen ne drejtesi, e qe nuk do i behet mburoje askujt qe duhet te perballet me drejtesine, eshte zonja e zoterinj te SPAK zgjohuni e dilini ne mbrojtje te Shqiperise se Shqiperia sot eshte e turperuar perpara ne non grate, nje te vdekuri qe i ben karshillek ketij populli e dynjase. Kete turp ka vetem nje qe duhet ta mbaje, SPAK e askush tjeter”, tha Rama ne fjalen e tij.