• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pasojat e luftës në Ukrainë tek sezoni veror dhe strategjia e turizmit në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Pasojat e luftës në Ukrainë tek sezoni veror dhe strategjia e turizmit në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro thotë se lufta në Ukrainë do të ketë pasoja tek sezoni turistik veror, por shton se shpreson që ardhja e turistëve nga vende të tjera të zbusë efektet e këtyre pasojave. Në një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, zonja Kumbaro thotë se strategjia e ngritjes së hoteleve nga investitorë strategjikë, do të fillojë të japë rezultat me kalimin e kohës, pas ngadalësimeve nga tërmeti dhe pandemia e Covid-it. Në bisedën me kolegen Keida Kostreci, Ministrja Kumbaro flet gjithashtu edhe për procesin e menaxhimit të Parkut të Butrintit.

Zëri i Amerikës: Zonja Kumbaro, ju po merrni pjesë në një Konferencë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila ka në qendër “Turizmin e qendrueshem në situaten post-covid dhe në situatën e krizës botërore që ka shkaktuar lufta”. A ka ndonjë vlerësim nga ana juaj se cili do të jetë ndikimi i luftës në Ukrainë, mbi turizmin në Shqipëri?





Mirela Kumbaro: Pa dyshim. Në fakt na ndryshuan shumë shpejt parashikimet e muajit janar, por edhe të pjesës së parë të shkurtit ku përgatiteshim për një numër shumë të lartë turistësh këtë vit. Nëse do t’i referohemi kësaj pjese të tregut të turizmit që na vinte nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, mund të them që vetëm nga Ukraina prisnim rreth 130 mijë turistë. Një pjesë e mirë e të cilëve madje edhe kishin parapaguar. Sigurisht kjo që ndodhi e desekuilibroi totalisht këtë pjesë të tregut, përfshirë të tre vendet dhe nuk mund të parashikojmë më asgjë. E rëndësishme është që kjo luftë, ky konflikt të mbarojë sa më shpejt dhe me sa më pak kosto njerëzore. Ndërsa turizmi do ta rimarri veten. Por nga ana tjetër kemi edhe disa riorientime të flukseve turistike, të cilat duket interesante që kanë të bëjnë me turizmin që vjen nga Italia, nga Franca, që përgjithësisht kanë qenë flukse që shkonin drejt Greqisë, ka një riorientim drejt Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Shqipëria ka qenë tërheqëse, ndër të tjera, edhe për çmimet relativisht të ulta për turistët perëndimorë. Sa mendoni se do të ndikojë kriza e çmimeve?

Mirela Kumbaro: Në fakt unë nuk dua që të jetë më argumenti i tërheqjes së turizmit, çmimet e ulëta. Prandaj me paketën e investimeve strategjike që ne kemi futur në fuqi në vitet 2018-2019, kemi synuar dhe synojmë turizëm elitar. Është absolutisht e rëndësishme që të kemi këtë lloj turizmi, i cili edhe sjell më shumë të ardhura, edhe gjeneron punësime të një niveli më të lartë.

Zëri i Amerikës: Çfarë do t’i bënte turistët të vinin në Shqipëri dhe jo në Itali dhe Greqi nëqoftëse do të ishte çmimi njëlloj dhe nuk do të kishte ndonjë ndryshim të madh, ndërkohë që Italia dhe Greqia njihen prej kohësh si vende të preferuara turizmi?

Mirela Kumbaro: Shqipëria atraksionin e parë nuk e ka detyrimisht për shkak të standardit, e ka për shkak të faktit që është destinacion i ri. Dhe të gjithë ata që janë turistë, që janë vizitorë dhe që janë gjithmonë në kërkim të destinacioneve të reja, ndërkohë që njohin gjithë pellgun e Adriatikut dhe të Jonit, janë të tërhequr nga ky destinacion i ri, i panjohur më parë.

Zëri i Amerikës: Zonja Kumbaro, shumë prej investitorëve privatë të cilëve u janë vënë në dispozicion pjesë të bregdetit, kanë marrë edhe statusin e investitorit strategjik, që nënkupton angazhimin e shtetit për t’i ofruar të gjithë infrastrukturën. Për të justifikuar statusin e investitorit strategjik parashikohet ndërtimi i një hoteli, që zë një hapësire minimale, ndërsa ato sipërfaqe janë përdorur për fshatra turistikë me vila të veçanta. A është ky një model që duhet mbështetur?

Mirela Kumbaro: Unë besoj që duhet të kemi kombinime të parimit. Ajo çka unë thashë më parë, paketa e investimeve strategjike, që ka të bëjë edhe me përcaktimin e disa parcelave që quhet parcela të destinuara për zhvillim strategjik të turizmit, kryesisht jepen për hotele …

Zëri i Amerikës: Por kur do shikohen këto rezultate konkrete meqenëse deri tani nuk rezulton që kjo lloj strategjie është zbatuar në mënyrë të tillë që të jetë e dukshme?

Mirela Kumbaro: Nëse shikojmë konkretisht në zonën e Vlorës, të Bashkisë Himarë dhe në Sarandë, këto hotele janë në ndërtim e sipër. Ju kujtoj edhe një herë që është një paketë që është miratuar në vitin 2018 dhe ka filluar të funksionojë me gjithë ngadalësinë që ka patur zbatimi i kësaj pakete për shkak të tërmetit në vitin 2019, për shkak të pandemisë në vitin 2020. Viti 2021 është ai vit i cili në fakt ka shqyrtuar dhe ka parë të prezantohen projekte të kësaj natyre. Do të duhet të presim 2-3 vjet për ta parë këtë rezultat fizikisht.

Zëri i Amerikës: Zonja Kumbaro, një nga çështjet më të debatuara në Shqipëri, është ajo e inceneratorëve. Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, është I arrestuar. A ka patur një analizë nga institucioni që ju drejtoni, për mënyrën dhe procedurat se si janë dhënë këto koncesione me kaq shumë dritë hije?

Mirela Kumbaro: Përsa i përket procedurave që ju përmendët, ato tashmë janë objekt i një procesi hetimor në zhvillim e sipër dhe nuk janë më pjesë e procedurave administrative. Gjithë dosjet dhe gjithë dokumentacioni është në duart e prokurorisë, të SPAK-ut që duhet ta lëmë të bëjë punën e vet dhe të respektojmë vendim-marrjet e organeve të drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Zonja Kumbaro, ministria juaj është partnere së bashku me ministrinë e Kulturës, në procesin për krijimin e Fondacionit për menaxhimin e Parkut të Butrintit ku si palë është Fondi shiptaro-amerikan i Zhvillimit. Kjo çështje ka ngritur pikëpyetje të shumta. Pse u zgjodh kjo mënyrë e menaxhimit të një prej pasurive më të mëdha të trashëgimisë kombëtare të Shqipërisë?

Mirela Kumbaro: Unë jam shumë krenare që jam pjesë e një ekipi që është Ministria e Kulturës, bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe qeveria shqiptare, që ka miratuar që në vitin 2018 ligjin e ri për trashëgimitë kulturore dhe muzetë dhe parashikon një model që tashmë nuk e shpikim ne, e kemi në Francë, e kemi në Itali, e kemi në Gjermani, e kemi në Angli, e keni edhe ju këtu në Amerikë, që janë fondacionet kulturore. Dhe unë besoj që është në nderin e një Ministrie Kulture të jetë në gjendje, apo të një qeverie, të prodhojë projekte të tilla të cilat tërheqin, përveç financimeve publike që vijnë nga buxheti i shtetit, edhe financime që vijnë nga burime të treta.

Zëri i Amerikës: Në debatet publike për këtë temë, është ngritur dhe shqetësimi se në këtë proces nuk janë përfshirë apo nuk janë konsultuar ekspertë vendas?

Mirela Kumbaro: Ky është një diskutim që ka që në 2017-ën që ka filluar dhe janë bërë kaq shumë debate, kaq shumë dëgjesa, kaq shumë tryeza të rrumbullakëta dhe marrëveshjet jo vetëm janë diskutuar dhe janë konsumuar në publik dhe janë përfshirë kaq shumë aktorë, saqë sinqerishtm duket që të ketë memorje shumë të shkurtër ta thuash një gjë të tillë sot, ose të jesh në krizë për të gjetur arsye për ta sulmuar. Janë arsye që vijnë ose nga keqdashja, ose nga padia. Në të dyja rastet janë të pajustifikuara.

Pas

Motra e Ilvi Metës bën deklaratën e fortë: Vëllanë e ka kërcënuar një polic, i kishte thënë…

Para

Ndahet nga jeta eksperti i shërbimeve sekrete Luan Pobrati

Para
Ndahet nga jeta eksperti i shërbimeve sekrete Luan Pobrati

Ndahet nga jeta eksperti i shërbimeve sekrete Luan Pobrati

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar