Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga C OVID19.
Të dhënat i jep Ministria e Shëndetësisë, e cila informon se kanë rezultuar pozitivë 55 qytetarë, ndërsa 56 janë shëruar.
Ky institucion i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Sipas ministrisë, vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftimin e ministrise.
SITUATA NE 24 ORE
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë, në këto bashki:
18 në Tiranë, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Sarandë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Himarë, Skrapar, nga 2 qytetarë në Lushnje, Kamëz, Vlorë, nga 1 qytetar në Lezhë, Delvinë, Kolonjë, Elbasan, Gramsh.
Janë 290 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,480 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Maj 2022)
Raste të reja ditore 55
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1280
Testime totale 1,810,232
Raste pozitive 275,266
Raste të shëruara 271,480
Raste Aktive 290
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 188
Fier 34
Vlorë 22
Elbasan 9
Durrës 7
Shkodër 7
Korçë 6
Gjirokastër 5
Berat 5
Lezhë 4
Kukës 3