• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Armike e interesit publik” Rrëzoi kërkesën e LSI, Petrit Vasili sulmon Gjykatën Kushtetuese

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Armike e interesit publik” Rrëzoi kërkesën e LSI, Petrit Vasili sulmon Gjykatën Kushtetuese
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesa e LSI për të shpallur si antikushtetues ligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” është rrëzuar.

Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese.





Ndërkohë pas kësaj, ka reaguar kryetari i LSI Petrit Vasili.

Ai akuzon gjykatën se nuk e ka marrë fare në shqyrtim këtë kërkesë me pretekstin se LSI nuk është legjitime për t’iu drejtuar institucionit të lartë të drejtësisë.

Vasili shprehet se GJK në mënyrë të përsëritur ka vendosur t’i shmanget përballjes për mbrojtjen e interesit publik  me qëllim që mos prekë interesat miliardere të Rilindjes në pushtet, sipas tij.

REAGIMI I PLOTE

Gjykata Kushtetuese kjo Korporate rilindase, armike e interesit publik!

Gjykata Kushtetuese sot rrezoi kerkesen e Levizjes Socialiste per Integrim per shpalljen si antikushtetues te Ligjit 71/2019 ” Per Korporaten e Investimeve Shqiptare”.

Gjykata nuk e shqyrtoi fare kete kerkese, as nuk e diskutoi ne Seance Plenare, por e mbylli ne nje dhome te mbyllur duke vendosur se LSI nuk qenka legjitime si palë per t’ju drejtuar kesaj Gjykate.

E vendosur hapur si nje gardiane e interesave me te errta te Rilindjes, Gjykata Kushtetuese ne menyre te perseritur ka zgjedhur ti shmanget perballjes per mbrojtjen e interesit publik per te mos prekur interesat miliardere te Rilindjes ne pushtet.

Ne te njejtin pozicion te neveritshem Gjykata Kushtetuese mbajti edhe ndaj Kerkeses se LSI per ligjin e Vetqeverisjes vendore, kur rilindja hoqi nga Ligji per Vetqeverisjen vendore te shumices se cilesuar per marrjen e vendimeve me interes te larte publik.

Ky vendim legjitimoi dhe i hapi rrugen grabitjes se pashembullt mafioze nga Pushteti Vendor monist rilindas te pronave publike, dhe pastrimit pasues te parase per interes te rilindjes.

Te njejtin pozicion te neveritshem kjo Gjykate mbajti edhe per Zgjedhjet Vendore moniste njepartiake te vitit 2019 dhe ankimimit te Shoqates se Bashkive duke mos marre asnje pozicion per kete ngjarje, me te rëndën e me skandalozen per demokracine shqiptare.

Po keshtu e neveritshme u paraqit kjo Gjykate Kushtetuese duke mos e denuar fare e duke mos mbajtur qendrim ndaj procedures antiligjore, mafioze dhe te falsifikuar te Kuvendit te Shqiperise per shkarkimin e presidentit dhe duke u shnderruar Gjykaten ne vegel qorre te rilindjes dhe mbeshtetese te dhunimit te kushtetutes dhe te ligjit prej saj.

Per keta te Gjykates Kushtetuese nuk qenka legjitime nje parti parlamentare e votuar nga dhjetra mijra qytetare dhe qe mbron, fort dhe bazuar ne kushtetute e ligj, interesin publik.

Dhe na qenkan legjitime keta lakej te Rilindjes ne Gjykaten Kushtetuese, qe u zgjodhen hapur nga rilindja dhe tani po veprojne haptas si sherbetore te saj pa moral ligjor e personal.

Pozicionimi i kesaj Gjykate Kushtetuese si Korporate rilindase, duke mos u shprehur dhe duke u shmangur, qe te jape opinionin e saj e ka kthyer ate nga mbrojtese e natyrshme e interesit publik, ne armike te interesit publik duke u vendosur trashe dhe ne menyre vulgare ne krah te rilindjes dhe veprimeve te njepasnjeshme korruptive, antiligjore dhe antikushtetuese te saj.

Mendimi i pergjegjshem dhe kushtetues i pakices ne kete Gjykate, ishte nje mundesi luajale per te nxjerre Gjykaten Kushtetuese nga bataku rilindas ku ajo ka rene dhe per te ulur sado pak zhgenjimin mbarepopullor me kete Gjykate gjoja pjelle e Reformes se abortuar ne Drejtesi.Por shumica rilindase e kapur per fyti e refuzoi kete mundesi duke thelluar akoma me shume zhgenjimin dhe zemeratën ndaj saj.

Sot mund te thuhet me gojen plot se pa as me te voglin diskutim kjo Gjykate Kushtetuese zhgenjyese eshte vite drite larg Gjykates Kushtetuese te mapershme, e cila u qendroi perballe te gjitha qeverive te majta e te djathta ne emer te interesit me te larte publik.

Pas

Dyshohet se përdh unoi 52-vjeçaren në Durrës, pranga të riut

Para

“Duke nisur nga sot” Whatsapp vjen me një risi për përdoruesit, ja për çfarë bëhet fjalë

Para
“Duke nisur nga sot” Whatsapp vjen me një risi për përdoruesit, ja për çfarë bëhet fjalë

“Duke nisur nga sot” Whatsapp vjen me një risi për përdoruesit, ja për çfarë bëhet fjalë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar