• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Zbulohet sekreti i rreshtimit të përsosur të piramidave egjiptiane

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Zbulohet sekreti i rreshtimit të përsosur të piramidave egjiptiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habitur studiuesit, jo vetëm për hapësirat e tyre misterioze dhe dhomat e fshehta, por edhe sesi ndërtuan egjiptianët e lashtë struktura kaq mbresëlënëse pa pasur teknologjinë e sotme moderne.

Një nga çështjet më misterioze, është se si strukturat janë rreshtuar përkrah njëra tjetrës nëmënyrë të përsosur. Edhe pse është pak më anash, në përgjithësi brinjë e Piramidës së Madhe të Gizës 138.8 metra të lartë – e njohur gjithashtu si Piramida e Madhe e Faraonit Kufu – janë shumë të drejta dhe të rreshtuara pothuajse në mënyrë të përsosur përgjatë pikave kryesore, veri-jug-lindje -perëndim.





“Ndërtuesit e Piramidës së Madhe të Kufu e pozicionuan monumentin e madh me një saktësi shumë të madhe”-shkroi arkeologu dhe inxhinieri Glen Dash në një studim të botuar në vitin 2017. Në fakt, të tria piramidat më të mëdha egjiptiane – dy në Giza dhe një në Dahshur – janë të lidhura në një mënyrë të jashtëzakonshme, që nuk do të pritej ta shihej nga një epokë pa dronë, projekte dixhitale dhe kompjuterë.

“Të tria piramidat shfaqin të njëjtin gabim. Ato janë pozicionuar paksa në të kundërt të akrepave të orës. Ndërsa ekzistojnë shumë hipoteza se si e bënë këtë egjiptianët – duke përdorur Yllin Polar apo hijen e Diellit – nuk ka qenë asnjëherë plotësisht e qartë se si funksionuan këto.

Por Dash propozoi një ide tjetër më të thjeshtë. Studimi i tij sugjeroi se egjiptianët që kanëjetuar afro 4500 vjet më parë, mund të kenë përdorur Ekuinoksin e vjeshtës për të arritur këtërreshtim gati përsosur të këtyre monumenteve.

Ekuinoksi konsiderohet si momenti që ndodh 2 herë në vit, kur gjatësia e ditës dhe e natës janë pothuajse të barabarta. Matjet e mëparshme të Ekuinoksit ishin anashkaluar si një metodë e mundshme, pasi supozohej se ajo nuk do të siguronte saktësi të mjaftueshme.

Por Dash tregoi se ka një mënyrë sesi mund të kishte funksionuar kjo metodë, duke përdorur një shufër të njohur si gnomon. Për ta kuptuar këtë, Dash kreu eksperimentin e tij, duke filluar që nga dita e parë e Ekuinoksit të vjeshtës, më 22 shtator 2016, dhe duke përdorur një gnomon për të lëshuar hije.

Ai gjurmoi pikën e hijes në intervale të rregullta, duke shënuar disa pika në formën e njëkurbe. Në fund të ditës, përmes një spangoje të tendosur të mbështjellë rreth shtyllës, ai kapi dy nga pikat e kurbës dhe krijoi një vijë pothuajse të përsosur që shkon nga lindja nëperëndim.

Dash tregoi gjithashtu se shkalla e gabimit është paksa në të kundërt të akrepave të orës, e ngjashme me gabimin e lehtë të gjetur në shtrirjen e piramidave Khufu dhe Kafre në Giza dhe piramidën e Kuqe në Dahshur. Eksperimenti u krye në Konektikat, SHBA, por Dash tha se e njëjta gjë duhet të funksionojë në Egjipt.

Ai thekson se egjiptianët do të kenë qenë në gjendje ta përcaktonin Ekuinoksin e vjeshtës

duke numëruar 91 ditë nga Solstici i verës. Por pavarësisht se studimi i tij tregon se kjo teknikë mund të jetë përdorur për rreshtimin e piramidave, ne nuk kemi ende ndonjë provë se ka ndodhur vërtet kështu.

“Mjerisht egjiptianët e lashtë na lanë pak të dhëna. Nuk janë gjetur dokumente inxhinierikeapo plane arkitekturore që të japin shpjegime teknike, të cilat mund të na tregonin se si egjiptianët e lashtë rreshtuan ndonjë nga tempujt ose piramidat e tyre”-shkroi Dash./ bota.al

Pas

Pastroni flokë nga yndyra dhe zbokthi me këtë maskë super të thjeshtë

Para

“Do ti jepte vlera vetes” Zgjedhja e presidentit të ri, Bujar Kapexhiu i bën kërkesën e papritur Ramës

Para
“Do ti jepte vlera vetes” Zgjedhja e presidentit të ri, Bujar Kapexhiu i bën kërkesën e papritur Ramës

“Do ti jepte vlera vetes” Zgjedhja e presidentit të ri, Bujar Kapexhiu i bën kërkesën e papritur Ramës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar