Dhjetëra protestues u arrestuan nga policia në Stamboll të Turqisë, gjatë protestës kundër rritjes së inflacionit, që u mbajt më 1 maj.
Televizionet lokale në Turqi shfaqën pamje të policëve duke u përleshur me protestuesit në sheshin Taksim dhe duke i prangosur disa prej tyre.
Agjencia e lajmeve Demiroren raportoi se 30 persona po ashtu janë arrestuar në qarkun Beshiktash të Stambollit dhe 22 të tjerë në qarkul Sisli.
Për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rritjes globale të çmimeve, niveli i inflacionit vjetor në Turqi në prill ishte 68 për qind, raportoi Reuters, nga 61 për qind sa ishte në mars. Kreu i Konfederatës të Punëtorëve në Turqi, Ergun Atalay, u tha protestuesve në sheshin Taksim, se paga minimale duhet të ndryshojë, në mënyrë që të përkojë edhe me rritjen e çmimeve.